‘Nuk dua që babai të jetë kujdestari im’/ Dokumentari për jetën e këngëtares tregon betejën e saj 13-vjeçare

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

 

Një dokumentar i ri mbi jetën e Britney Spears do të ofrojë një pamje më të qartë për betejën e vazhdueshme të ikonës pop. ‘Framing Britney Spears’ përfshin intervista me disa nga njerëzit që kanë parë karrierën e Spears gjatë gjithë jetës së saj, si shoqja dhe ish-ndihmësja e Spears, Felicia Culotta, drejtuesin e marketingut të ‘Jive Records’, Kim Kaiman; dhe avokatët të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë betejë.

Në filmin 75-minutësh, shqyrtohet ngritja e karrierës së Spears nga artiste e re në princeshë e pop-it, dhe më pas shkatërrimi në mes të viteve 2000, martesa me Kevin Federline dhe lufta e saj e vazhdueshme për kontrollin e financave dhe karrierës, që aktualisht është në duart e babait të saj, Jamie Spears.

Spears ka folur vetëm në gjykatë për situatën e saj përmes avokatëve në gjykatë, duke kërkuar që babai i saj të hiqet nga roli i kujdestarit të saj. Avokati i saj, Samuel D. Ingham III, i tha një gjykatësi në nëntor se ajo ka frikë nga babai i saj dhe refuzon të performojë për aq kohë sa babai i saj është i ngarkuar me karrierën e saj.

Në dokumentar, avokati Adam Streisand, zbulon se u takua me këngëtaren “Toxic” pas shtrimit të saj në spital në 2008-n kur ajo po kërkonte një avokat për ta përfaqësuar: “Pyetja e parë që kisha ishte, ‘A është Britney në gjendje që të më punësojë? A ka ajo aftësinë të marrë këshillën time?’. Pas takimit dola në përfundimin se gjykonte në mënyrë të drejtë dhe e kuptonte pozitën e saj ligjore. Gjëja e dytë që më tha ishte, ‘Nuk dua që babai im të jetë kujdestari im’. Kjo ishte një kërkesë e saj. Ajo donte një profesionist ose dikë të pavarur.… Britney nuk donte që babai i saj të ishte kujdestari i saj, personi që merr vendime në lidhje me kujdesin e saj mjekësor, trajtimin, e kështu me radhë. Ajo gjithashtu nuk donte që ai të kontrollonte financat e saj”.

Lexo edhe :  Horoskopi për ditën e diel, 30 maj 2021

 

Beteja e këngëtares vazhdon!


Të fundit

‘Kabina elektrike mbin mes hashashit’, Xhelal Mziu ngatërron kanabisin me bimën e egër në Bulqizë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë se në...

Monika Kryemadhi “heq dorë” nga rrjetet sociale, 20 ditë pa postuar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se ka “hequr dorë” nga rrjetet sociale, postimi i fundit është bërë më datë 13...

“Më përdhunoi aq shumë, sa e humba numërimin”/ Gruaja dëshmon ekzekutimin e abuzuesit

E zhveshur e me sy të mbyllura, Lisa McVey i premtoi vetes se do të dilte e gjallë nga qelia e abuzimit, teksa përdhunuesi...

Dendias: Rruga drejt BE do e afrojë Shqipërinë me Greqinë, por nuk bëjmë asnjë lëshim…

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë teksa zhvillonte një intervistë në një konferencë rajonale. Dendias ka deklaruar se...

Bombë në një avion në aeroportin e Parisit, evakuohen pasagjerët

Pasagjerët e një avioni në aeroportin e Parisit janë evakuuar pasi është gjetur një pajisje e dyshimtë me material eksklov. Avioni që vinte nga...

Lajme të tjera

Web TV