Për ata që janë beqarë: bota e njohjeve është e frikshme! Asnjëherë nuk e di kush është personi që qëndron pas mesazheve derisa e takon. Mund të jeni hasur vetë ose dini episode nga të tjerët, se duhet të qëndroni shumë vigjilent dhe të kujdesshëm kur flisni me një të panjohur.
Dhe ky kujdes dhe intuita, e ndihmoi një përdoruese të TikTok që të shpëtonte nga ajo që mund të ishte një takim i demoralizues.
Një vajzë në TikTok (@madz.about.you) tregoi me një video se kishte anuluar një takim me një bankier investimesh të quajtur ‘Mark’, sepse kishte një parandjenjë të keqe. Duke gjykuar nga përgjigjet e tij, ajo mori vendimin e duhur. Pas anulimit, djali në fjalë i dërgon asaj një seri mesazhesh abuzive.
Ai nisi t’i shkruante pafund mesazhe, ku edhe e ofendonte se ishte e përdalë dhe e vonuar: “Me siguri je shumë e vogël dhe nuk ke aftësi të mira për t’u shoqëruar, me siguri qëndron shumë para ekranit. Duhet të mësosh që të respektosh kohën e njerëzve e dashur. Nuk do të martohesh kurrë. Duhet të kesh më vetëbesim. Je e gjitha një shaka. Po rebelohesh? Ndihesh sikur nuk të dëshirojnë? Sepse unë të dëshiroj”.
Dhe mesazhet vazhdojnë pavarësisht se e reja nuk i përgjigjej asnjërës.
Ajo sqaron se fillimisht do ta takonte kur ai ta ftonte. Por ajo e kuptoi se diçka nuk po shkonte kur ai i shkroi për t’u takuar të nesërmen dhe më pas e pyeti katër herë gjatë ditës për t’u siguruar se ajo do shkonte në takim.