“Degjenerim total/ Stresi reagon ndaj “Për’puthen: I mëson brezit të ri të zihen vajzat për flokësh për një burrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lidhje me emisionin Përputhen, që aktualisht është një ndër më të ndjekurit në vend, Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve.

Përmes një postimi të bërë në Instagram stresi shkruan se akoma nuk e kupton moralin e emisionit e se aty nuk mund të pretendohet që të gjendet njeriu i duhur.

“Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.

O Zot i madh, e kishin bastarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “?Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!

Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty brenda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë!

Për çfarë qëllimi pikërisht në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !

Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushta për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..!

Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për t’u parë, e jo më për të marrë shembull”, shkruan reperi në instastory.

Lexo edhe :  Studimi i ri/ Tingujt që përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore

Sipas këngëtarit, Përputhen po promovon dhunë, një model jo të denjë për vajzat dhe aspak kulturë. Ai sugjeron që në ekrane të ketë emisione për të rinjtë, por të tilla që t’i frymëzojnë ata për t’u shkëputur nga rruga e drogës, apo krimit, e për të marrë një rrugë të denjë.

“Në fillim u tremba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitchen, por sot dua ta falënderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “kuzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurrentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë.

Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmen e saj në kuzhinë… Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?! Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min.

Çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarsinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?Turp ! Për mua, mund të bëhen emisione e produksione për të rinjtë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !

Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz fals që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat”, shkruan Stresi.

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV