Infektohet kongresmeni amerikan pasi mori dy doza të vaksinave kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kongresmeni amerikan, Stephen Lynch rezultoi pozitiv me COVID-19 edhe pas marrjes së dy dozave të vaksinës kundër virusit.

Sipas mediave amerikane, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kongresmenit e cila tha se aktualisht ai nuk ka shenja të rënda.

“F. Lynch rezultoi pozitiv, pasi një anëtar i stafit në zyrën e kongresmenit në Boston kishte rezultuar pozitiv në fillim të javës. Lynch, i cili synon të votojë me prokurë në Kongres javën e ardhshme, mori dozën e tij të dytë të Pfizerit dhe u testua negativ për sëmundjen, para se Biden të betohej më 20 janar”, tha zëdhënësja Molly Rose Tarpey.

Ajo nuk dha detaje kur kongresmeni mori secilën nga dozat e vaksinës. Disa Demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve rezultuan pozitivë me COVID-19 më herët në janar pasi kaluan kohë në bllokim me anëtarët republikanë të cilët refuzuan të mbanin maska ​​gjatë sulmit në Kapitol më 6 janar.

Ky është një rast i rrallë i infektimit edhe pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Kujtojmë se në vendin tonë mjeku Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me COVID pas marrjes së dozës së parë të koronavirusit. Por sipas mjekëve, kjo është mëse normale duke deklaruar se trupi i njeriut krijon mbrojtjen ndaj koronavirusit brenda 30 ditëve të marrjes së dy dozave të vaksinave.

Të fundit

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Lajme të tjera

Web TV