Arben Tafaj: Ku do ndryshojë Basha nga Rama si kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama është kryeministri i 33-të në historinë e shtetit shqiptar. Ai kërkon të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë që Lulzim Basha është kandidat për të qenë kryeministri i 34-ët në historinë e shtetit shqiptar dhe kërkon mandatin e parë. Po cili është ndryshimi mes Edi Ramës që është duke qeverisur prej 8 vjetësh dhe Lulzim  Bashës që kërkon të bëhet kryministër? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dhe njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës “Tirana”.

A mund të bëni një krahasim të dy liderëve politikë kryeministrit aktual zotit Rama dhe kandidatit për kryeministër zotit Basha?

Diferenca është e thellë.

-Pse?

-Zoti Rama është tashmë njeriu tipik që çdo shqiptar e njeh për arrogancën e vet. Rama e ka treguar që është njeri që rrëshqet në autoritarizëm dhe në arrogancë. Ndërsa zoti Basha është njerëzor.

-Çfarë prisni ju nga zoti Basha?

Ne presim një mirëqeverisje, njerëzillëk në marrëdhënie me njerëzit, dhe mbi të gjitha një program të qartë të cilin ta zbatojë edhe nën monitorimin tonë.

-Zoti Basha nuk është se shkëlqeu kur ishte kryetar bashkie.

Ka një baltosje të gjithë punës së bashkisë së Tiranës , por mos harroni, janë rikonstruktuar, janë zgjeruar dhe janë bërë rrugë të reja që unë po tua them tani, ju do më thoni “ po mirë, ne nuk i kemi dëgjuar”. Sepse propaganda qeveritare, i mbuloi të gjitha këto./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Lajme të tjera

Web TV