Emiljano Shullazi, i dënuar për disa vepra penale dhe aktualisht i vendosur në regjim special burgimi në 41 BIS, dërgohet me urgjencë në QSUT.
Bëhet me dije se Shullazi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe drejtoria e burgjeve ka vendosur që ai të dalë nga regjimim special 41 BIS.
Ndërkohë, pak ditë më parë nga burgu është dërguar me urgjencë në QSUT një tjetër i burgosur, Dritan Dajti. Ky i fundit është i infektuar me Covid-19 dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar te Infektivi.