Arkeologët zbulojnë mumien 2 000-vjeçare, çfarë gjendet brenda saj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Taposiris në Egjipt, ku zbuluan 16 varre të reja. Në një prej varreve, gjetën një mumie, brenda së cilës u gjet një gjuhë  floriri. Ekipi i arkeologëve beson se gjuha është zhvendosur gjatë balsamosjes dhe sipas besimeve të vjetra egjiptiane, në këtë mënyrë i vdekuri mund të ‘fliste’ me Osiris-in në jetën e përtejme, i cili njihet në antikitet si perëndia e të vdekurve.

Brenda varrezave u gjet gjithashtu një numër i mumieve dhe ndonëse mbetjet janë dëmtuar për shkak të kohës së gjatë, maskat e gurit ende ishin të ruajtura mirë, duke i mundësuar ekipit që të shohë se si mund të jetë dukur secili person i varrosur aty, shkruan “Daily Mail”.

Procesi i kërkimit të mbetjeve arkeologjike është duke u udhëhequr nga Universiteti i Santo Domingos, që është duke punuar në këtë zonë për gati një dekadë. Më parë, ky ekip ka gjetur disa monedha metalike, në të cilat ishte gdhendur fytyra e Mbretëreshës Kleopatra VII.

 

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV