“E mbajtëm fjalën e dhënë”, Ahmetaj: 25 shkolla kanë përfunduar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në konferencën me kryeministrin Edi Ramateksa ka folur për rindërtimin ka deklaruar se sot 13325 familje me bonus qiraje, kurse 680 familje janë në çadra.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit po fillojmë me akomodimin e përkohshëm. Në dhjetor kishim 11 mijë familje në çdra dhe mbi 6 000 familje me bonus qiraje. 13325 familje me bonus qiraje sot, 680 familje në çadra. Sot për shkak të dinamikës së procesit të  rindërtimit, për shkak të të rejave sepse në vetvete ka qenë një proces i pashkelur janë dashur 152 vendime qeverie për të satrukturuar gjithë procesin”, tha Ahmetaj.

Ndërkaq Ahmetaj ka thënë se më 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurove në Romë.

“285 milion euro të gjitha grantet gati të angazhuara nëpërmjet marrëveshjeve. 853 milion janë hua, huatë janë në bazë të nevojave dhe kapaciteteve fiskale të qeverisë. Janë disa hua që janë në përfundim dhe disa në negociatë. Ajo që vlen të përmendet edhe në aspektin social është marrëveshje me BERZH, rreth 100 milino euro që ka të bëjë me një projekt politik, që qeveria do të bëjë në lidhje me streghimin. S’po jap më shumë detaje. Me 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurove në Romë për rindërtimin. Sa i përket granteve janë 32613 familje përfituese. 140 milion dollarë. 31,550 përfitues Ds1-DS3, 9.2 miliard lekë. 1.081 përfitues DS4-DS5, 2.84 miliard lekë. Në ambientet e përbashkëta janë 1.199 pallate”, tha ai.

 

Më tej Ahmetaj tha se deri tani kanë përfunduar 25 shkolla nga rindërtimi.

 

“Sot që flasim 25 shkolla kanë përfunduar”, tha ai.

Të fundit

Pezullimi i fluturimeve, Rama: Nuk ka shans që forca të verbra të marrin peng të ardhmen e të na ndalin

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Gjirokastrës i shoqëruar edhe...

Adoleshentët e pabindur po i sulmonin djalin 11-vjeçar, babai futet për të mbrojtur të birin por i ndodh e papritura

Një grup adoleshentësh rreth 14-15 vjeç kanë sulmuar një djalë 11 vjeçar në West Sussex duke ushtruar dhunë ndaj tij. Skena e dhunshme është...

Adrian Ismajli, fëmija që u rrit me topin: Ëndrra ime, të luaja në Itali

“Kam patur oferta të ndryshme, por projekti i Specias më bindi dhe pas disa muajsh përshtatjeje, mund të them se jam i lumtur” “Me këmbëngulje...

Volejboll – Femra, Finalja e titullit të rrjetës së vajzave, një derbi kryeqytetas

Tirana mund Vllazninë në 3 takime, sfidon Partizanin për kurorën e femrave. Do të jetë një derbi i kryeqytetit finalja e titullit në volejboll...

Ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku: NATO e gatshme të sjellë kontrollorët e vet në Rinas nëse mungojnë punonjësit shqiptarë

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku deklaron se edhe nëse do mungojnë kontrollorët shqiptarë në Rinas aleanca e NATO-s do sjellë punonjësit e...

Lajme të tjera

Web TV