Haradinaj publikon videon emocionuese: I gatshëm të ballafaqohem me Serbinë e Vuçiç

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kandidati për President i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video emocionuese të rrugëtimit të tij nga lufta për liri deri më sot.

Haradinaj thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar në 12 vite, por gjithmonë e ka parë si detyrë t’i shërbejë atdheut.

Më tej ai thekson se beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende, dhe ajo është për njohjen e plotë. Sipas tij Kosova kërkon një President të fortë, dhe shpreh gatishmërinë e tij për t’u ballafaquar me Serbinë e Vuçiçit.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Që në ditët e para isha pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President.
Edhe pse jetojmë në paqe, beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende. Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit.

Të fundit

Live në të njëjtën kohë/ Qytetarët ndjekin Ramën 15-fish më shumë se Bashën

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, kryetarët e partive po intensifikojnë...

“E futëm vajzën në furrë, menduam se vdiq”/ Flet shqiptarja simbol i eksodit të Kosovës

Së fundmi në Bllacë të Hanit të Elezit është përuruar ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me...

I burgosuri largohet nga vendi i qëndrimit, kapet në flagrancë në Poliçan

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi u kap jashtë vendit ku vuante dënimin. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu ka shkelur masën e...

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: 10 mijë punonjës në 1.214 biznese u mbështeten me paga lufte

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet...

Ushqimet që duhet të shmangni gjatë Ramazanit

Arsyeja pse ndihemi të rraskapitur gjatë Ramazanit janë orët e gjata të qëndrimit pa ngrënë. Gjatë kësaj periudhe, individi përjeton lodhje sepse metabolizmi ngadalësohet....

Lajme të tjera

Web TV