“I lumtur që aeroporti do jetë në duart e shqiptarëve”, Rama: Biletat e udhëtimeve do bëhen 25 % më të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat, foli ndër të tjera edhe për koncesionin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, që e mori një shqiptar.

Rama theksoi se është i lumtur që aeroporti do jetë në duart e shqiptarëve, kurse shtoi se do të kryhen investime të rëndësishme e se biletat do të jenë 25 për qind më të lira.

“Sa i përket aeroportit, jam i lumtur që kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Tashmë çmimet janë normale, sepse çmimet ishin të kripura.  Kam marrë shumë kritika, por nuk kishte faj qeveria, por kinezi. Jam shumë ii lumtur që aeroporti më në fund do kthehet në kantjer investimesh të reja, që nuk janë bërë nga kinezët, pista e re, terminali i ri.

Është aeroporti me çmimin më katastrofik në Europë. Do ulen të gjitha. Edhe ata që kundërshtojnë, do kenë udhëtime 25 për qind më të lira. Dëgjoj se tani që po vijnë zgjedhjet po i bënkemi, jo, ne kemi punuar përditë me mish e shpirt. Investimet në aeroport do fillojnë menjëherë. Sapo e mori një shqiptar, që nuk e mori nga qeveria e Shqipërisë, por e mori nga kinezët, ia dha paratë e fillojnë xhakajdurët e flasin, ndërsa kontrata është e qartë dhe transparente”, tha Rama.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV