Kryeministri Rama injekton dozën e dytë të vaksinës anti-covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama bën dozën e dytë të vaksinës anti COVID: S’kam pasur lodhje
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në stadiumin “Air albania” dhe sapo ka bërë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

“Skam pasur lodhje, asgjë”,tha Rama.
1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri!

Kësisoj sot do tu injektohet doza e dytë e vaksinës te stadiumi ‘Air Albania’, në orën 9.30 të gjithë atyre që kanë marrë dozën e parë. Në këto momente në stadium ka mbërritur shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo. Ndër të vaksinuarit e parë për dozën e dytë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Në stadium ka mbërritur dhe ministrja Ogerta Manastirliu për të mbikqyrur situatën.

Avioni me dozat e vaksinës është ulur në Rinas mbrëmë rreth orës 20:30, proces ky i gjithi i transmetuar “live”, pas kritikave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për mungesë transparence me vaksinat e sjella nga vendi mik. Dozat u pritën nga Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në konferencën për shtyp, shefi i qeverisë sqaroi se shkak pse nuk është marrë doza e plotë është bërë vonesa nga vetë kompania. Kjo ka ndodhur në shumë vendet e Europës, ndërkohë që kompania Pfizer ka deklaruar se në gjysmën e shkurtit do të fillojë sërish shpërndarja, me kapacitet të plotë.

Pikërisht, nisur nga kjo, Rama theksoi se Pfizer zotohet se brenda muajit shkurt, do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera. Megjithatë, Rama ka deklaruar se shpresat nuk i ka “varur” vetëm te kjo kompani, pasi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Astrazeneca.

Lexo edhe :  ‘Tirana nga ajri’/ Kryeministri Rama: 5-6 vitet e ardhshme, bum zhvillimi

Nga ana tjetër, Rama deklaroi se është e pamundur që t’i dhurojnë vaksina Kosovës. Kjo sepse ia ndalon kontrata, por gjithsesi në vijim të premtimit të dhënë, shefi i qeverisë deklaroi se 50 mjekë nga spitali COVID i Prishtinës do të vaksinohen në Shqipëri. Me 1170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas në shkurt me të moshuarit.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV