“O Tire të hëngsha mu*in hajde më jep bukë se vdiqa”, thirrja dëshpëruese e pacientes: Më vrit me duart e tua dhe ik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1, Ronida Hysa, janë arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncuan nga emisioni Stop në Tv Klan se zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Sonte emisioni Stop publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori mbi 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Stop publikon mesazhet dëshpëruese, përgjëruese, që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar në mënyrë “skllavëruese” Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që t’i shërbente pacientes.

Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Lexo edhe :  “Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira”, Bardhi takon raporteren për Shqipërinë në PE

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital.

Edhe nëse Tire Alldërvishi nuk kishte bashkëpunëtorë në spital në zhvatjen e pacientëve, ajo që nuk mund të mohohet është se pacientët janë lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikëqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires e Tireve të tjera që kanë shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndaj të sëmurëve për të bërë para me jetën e tyre.

Të fundit

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en,...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Lajme të tjera

Web TV