Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës kanë qenë me intensitet të ulët duke mos sjellë probleme në zonë. Në nivel qarku janë në ujë 270 ha tokë bujqësore, konkretisht 220 ha në Lezhë, në ish kënetat Torovicë dhe Tresh dhe 50 ha në Kurbin në ish kënetën Gjorm.
Lumenjtë Drin, Gjadër, Mat e Drojë kanë një fryrje me rreth 1 metër por pa probleme.