Schumacher, surpriza më e madhe në Formula 1 për vitin 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbiemri legjendar Schumacher do rikthehet në sportin e Formula 1 për herë të parë pas 9 viteve, kur këtij sporti në vitin 2012 i jepte lamtumirën e fundit Michael Schumaher, legjendari 7 herë kampion i Formula 1.

Në F1, mbiemrin legjendar do e kthej në fokus i biri i Michael, Mick Schumaher, i cili do jetë pilot për HAAS F1 racing team, ekip i ri Amerikan, që këtë vit do zhvilloj sezonin e tyre të 5-të në pistat e F1.

Mick Schumacher pasion garimin e ka pasur qysh nga fëmijëria e tij, kur merrte pjesë në gara të ndryshme të go-karting, para se të fillonte pjesëmarrjen në kategoritë më të ulëta të Formulës.

Në vitin 2018, Mick u shpall kampion në Formula 3, me Prema Theodor Racing, dhe pastaj kjo i ndihmoj që të promovohej në Formula 2.

Në sezonin e 2-të të tij në F2, po prap me Prema Racing, Schumacher u shpall kampionin duke fituar betejën kundër Callum Illiot.

Ky titull i ndihmoj atij që më në fund të ngjitet në Formula 1, ku nënshkroi kontratë afatgjate me HAAS. Më parë, Mick ishte pilot edhe në rradhët e Ferrari, si pjesë e akademisë së klubit.

Debutimin në F1, Mick e bëri në Abu Dhabi, ku për HAAS e zevëndësoi Kevin Magnussen në praktikat e së premtes.

Drejtori i Ferrari-t, Matia Binotto, tha: “Besoj se Mick do ketë një sezon të parë të vështirë, por e shoh atë si pilot të Ferrari-t brenda vitit 2023.”

Mick do ketë numrin 47-të në F1.

Në një intervistë të hollësishme për F1, Mick e vuri pikën në shumë pikëpyetje të ngritura.

“E dua garimin, i dua duelet e afërta. Kur e bënë atë gjiron perfekte në provat zyrtare dhe pastaj nisesh nga vendi i parë të dielën, është thjeshtë ndjenjë perfekte.”tha Mick mbi pyetjen se pse zgjodhi të jetë pilot i motosporteve.

Mick shprehet që të jesh pilot i Formula 1 të lejon që të ndash shumë pak kohë me familjen, por të paktën ajo është diçka që ai e bënë me gjithë pasion dhe është e lehtë që të sakfrifikojë nga koha familjare duke shijuar çdo sekond të mundshëm që kalon në F1.

Lexo edhe :  Derby della Madonnina, publikohen formacionet zyrtare të supersfidës Milan-Inter

“Nëse nuk do isha pilot i F1, një ndër gjërat që kam menduar është të jem polic trafiku, besoj që ajo do ishte interesante dhe do më linte mua të isha shumë afër shpejtësisë në autostrada.” tha Mick.

I pyetur mbi vendet më të preferuara që ka vizituar, Schumacher citoi Australinë dhe Indinë, për shkak të kulturave të ndryshme që ka hasur në ato vende, dhe po ashtu ai tha: “Ndoshta tingëllon e çuditshme, por vendi tjetër që dua të vizitoj më së shumti është Sri Lanka, dua të shoh diferencat që ka në kulturë me Indinë. Po ashtu Costa Rica, e dua natyrën, gjarpërinjtë, bretkosat dhe gjëra si kjo, por, të them të drejtën, nuk jam aspak fans i merimangave.”

“Idolli im është babai im. Unë gjithmonë shikoj se çfarë ka arritur ai dhe mundohem të mësoj nga ato, ta bëjë edhe unë të njejtën. Ai gjithmonë ka qenë pikë synimi për mua. E adhuroj se si gjithmonë është me këmbë në toke, edhe në aspektin sportiv por edhe në atë personal, ajo gjë më motivon dhe me ndihmon që të vazhdoj përpara, e vleresoj shumë.” mbylli Mick, në intervistën e tij zyrtarë për F1.

Mick është vetëm 21 vjeç, e ardhmja për të në F1 duket e pasur në bazë të gjithë talentit që ka shfaqur, por do jetë shumë e vështirë të përsëris historinë që ka shkruar Michael në Formula 1. Por, nëse ky sport na ka mësuar diçka gjatë viteve, është që gjithçka është e mundur, dhe çfarë Mick do të arrij, mbetet të shihet. Asgjë nuk është e pamundur.

 

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV