Shuma marramendëse që marrin konkurrentët e “Për’puthen” për një “giveaway”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Camaj, është një nga personat që gjithmonë ka folur troç në lidhje me këtë reality show. Ai ka folur edhe për akuzat e dy ish-konkurrentëve Andit dhe Teas kundër produksionit.

Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy.

“Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje. Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kurioz të dinë si është e vërteta”, tha Meridiani.

Sipas tij, gjithë këtë e kanë bërë vetë Tea dhe Bearti. “Nuk e kuptoj se pse Tea hodhi njëherë poshtë të gjitha akuzat, e më pas doli e tha të vërtetën e saj. Nuk ka sens, është një puzzle i paplotësuar. Nuk e harroj asnjëherë bisedën mes Andit me Andin, ku ai i thoshte “nuse” e fjalë të tjera. Produksioni mund të bëjë çdo gjë, por jo të thotë disa fjalë “nuse”. Nuk ka kontratë që të nxjerr çift me dikë. Kontrata ruan imazhin tënd, se unë kam patur edhe kontratë me Big Brother. Produksioni të bëri të jesh ky që je. Mashtrimi është bërë një mënyrë jetese. E bënë për hatër të publikut. Emisioni mbaron, jeta vazhdon. Po flitet shumë edhe për një lidhje tjetër aty, dhe unë them që të dalin hapur. Publiku ndikon te njerëzit me karakter të dobët”, tha Meridiani.

Lexo edhe :  Një tjetër dron ‘zbarkon’ në shtëpinë e BBV, ja për kë banor është (Video)

Opinionisti i njohur tha se ata marrin para nga postimet që bëjnë, e si pasojë u duhej sa më shumë ndjekës.

“Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha Meridiani.

Të fundit

Princi Harry humbet sfidën e Gjykatës së Lartë për mbrojtjen e sigurisë në MB

Princi Harry ka humbur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë për nivelin e mbrojtjes së tij të...

“Regjimi i Putin duhet të humbasë”, Zelensky në Tiranë: Dështimet e tij janë siguria jonë

“Dëshiroj të falenderoj ramën për mbështetjn personale për Ukrainën. Edi, e vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mudnësinë që po na jep. Të gjithë e kuptojnë...

Rama: T’i japim mbështetje financiare dhe ushtarake Ukrainës të ndalë agresorin

Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare...

Samiti për Ukrainën/ Rama: Prania e Zelenskyt është një kujtesë që Putin nuk ia ka dalë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, në lidhje me luftën e saj ndaj Rusisë. Gjatë fjalës së tij në Samitin...

Shenjat që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar

Të biesh në dashuri është një ndjenjë magjike, prandaj këngët, librat, filmat dhe çdo situatë tjetër që rrotullohet rreth këtij përjetimi është kaq e...

Lajme të tjera

Web TV