Theu rregullat anti-Covid/ Flet Ermal Mamaqi: Nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që transformon jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë për aktivitetin, ku u grumbulluan një numër i madh njerëzish.

Trajnimin ai e ka bërë më datë 30 janar në Tiranë, duke shkelur rregullat kundër Covid-19.

Kundrejt çdo rregulli anti-Covid, aktori realizoi një seminar, ku numri i personave në sallë ishte tepër i madh dhe për më tepër nuk respektohej distancimi fizik, apo dhe mbajtja e maskës.

Ai u është gjobitur, por shuma e gjobës nuk është bërë publike ende.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi është justifikuar duke thënë se në trajnim erdhën më shumë njerëz nga sa e kishin planifikuar dhe e kishin të vështirë që të mos i pranonin brenda.

Postimi i plotë:

‘Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.

Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Lexo edhe :  Kur duhet të ndahemi? Para, apo pas Shën Valentinit?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.”, shkruan ai.

Të fundit

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke...

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin. Me anë të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV