Vaksina e Oksfordit besohet se mund të parandalojë përhapjen e COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZenenca, mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë thënë shkencëtarët.

Ndikimi i vaksinave në përhapje të koronavirusit, ka qenë një e panjohur e rëndësishme, e cila mund të formësojë të ardhmen e pandemisë.

Studimi, i cili nuk është publikuar zyrtarisht, ka treguar edhe se vaksina vazhdon të ketë efekt kur njerëzit presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës, transmeton BBC.

Doza e parë ka qenë 76 për qind efektive edhe tre muaj pasi vaksina është marrë.

Mirëpo ndikimi në përhapje vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm.

Nëse vaksina vetëm ju parandalon nga sëmurja e rëndë, mirëpo ende mund të merrni dhe bartni virusin, atëherë secili duhet të imunizohet, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja.

Mirëpo nëse një vaksinë parandalon edhe përhapjen, atëherë ndikimi do të ishte shumë i madh sepse secili i vaksinuar, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë mbron edhe të tjerët që ka afër.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka testuar pjesëmarrësit e studimit çdo javë, për të analizuar prezencën e virusit, shkruan rel. Sipas studimit, nëse një person nuk ka qenë i infektuar, ai nuk e ka përhapur atë.

Përgjatë studimit, numri i personave që kanë dalë pozitivë në virus, është përgjysmuar kur atyre u janë dhënë dy dozat e vaksinës.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV