Veterani i Luftës së Dytë Botërore vdes në moshën 100-vjeçare nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni Tom Moore, veterani britanik i Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Ai ka fituar vëmendje së fundmi për mbledhje të dhjetëra miliona dollarëve për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë përballur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Familja e Moore ka thënë përmes një deklarate më 2 shkurt se ai është trajtuar për pneumoni në javët e fundit pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Ai është shtruar në spital gjatë fundjavës, pasi i është vështirësuar frymëmarrja.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore është kthyer në hero kombëtar, pasi ka arritur të mbledhë 41 milionë dollarë duke bërë 100 xhiro në kopshtin e tij me ndihmën e një kornize për ecje në prill të vitit të kaluar, pak para se të mbushte 100 vjet.

Nderimet për të kanë vazhduar edhe pas vdekjes. Pallati Buckingham ka thënë se Mbretëresha Elizabeta II do të dërgojë mesazh privat për familjen e veteranit tashmë të ndjerë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Moore “ka qenë jo vetëm inspirim kombëtar, por edhe fener shprese për botën”.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV