Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, flet miku: Vetëvrasje? Të mos bëjmë shaka!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mediat italiane vijojnë të mbajnë në fokus të tyre zhdukjen misterioze të biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas tyre, grupi hetimor është duke hetuar për një vrasje të mundshme, ndërsa hipoteza e hedhur për vetëvrasje fillimisht nga policia shqiptare është lënë mënjanë.

Në një intervistë për mediat italiane, një nga miqtë e biznesmenit me të cilin ishte gati të fillonte një biznes në Umbria rrëfen: “Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit dhjetor. Ai ishte i qetë, shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që do të zhvillonte në Shqipëri. Ai po kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i eksportonte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh në WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e vetëvrasjes së biznesmenit, ai shprehet skeptik për një gjë të tillë. “Le të mos bëjmë shaka , për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?”, është shprehur më tej ai.

Megjithatë është ende e paqartë arsyeja pse 45-vjeçari në një kohë kur të gjitha bizneset e tij ishin në Vlorë, ai duhej të udhëtonte në drejtim të Pukës. Ndërkohë, as hetuesit italianë dhe as shqiptarët nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse Davide ishte në makinën e djegur afër Pukës.

Kjo për faktin se brenda automjetit u gjetën vetëm disa eshtra dhe sende personale. Ndërsa pastori që thirri policinë tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë. E gjithë kjo do të marrë fund, në përfundim të analizës së ADN-së, si e vetmja provë e aftë për të provuar nëse Davide Pecorelli ishte brenda makinës Skoda apo jo.

Lexo edhe :  “6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Zbardhet dëshmia e policit në Mamurras

Edhe pse pritej që të hënën do të bëhej ekzaminimi i ADN-së së eshtrave të gjetur në makinën e biznesmenit një gjë e tillë është shtyrë për disa ditë. Në anën tjetër Prokurori Publik i Perugias ruan konfidencialitetin për hetimin në lidhje me zhdukjen, në Shqipëri, të sipërmarrësit.

45-vjeçari nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari. Të gjithë njerëzit që e kishin parë atë në hotel, dy ditë para zhdukjes së tij, thanë se ai ishte vetëm në Pukë, një qytet aq i “madh” sa San Giustino i tij.

Të fundit

“Koha t’i japim fund luftës më të gjatë”/ Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e...

“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Zbardhet dëshmia e policit në Mamurras

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin...

Manastirliu jep lajmin e mirë: Shqipëria siguron 50,000 vaksina “Sputnik V”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për të marrë 50.000 vaksina Sputnik V të Rusisë. “Shqipëria siguron marrëveshjen...

Rama poston dy foto nga takimet elektorale të PS dhe PD: Pa koment

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy foto nga takimi elektoral i PS dhe PD në Dibër dhe Paskuqan të zhvilluar ditën e sotme. “Pa koment”,...

Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot ishte e pranishme në...

Lajme të tjera

Web TV