“E kapa gruan në shtrat me tjetrin, fajin e kam vetë”, historia e 42-vjeçarit nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24. Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zbuloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje: “Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.

I përlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të përballjes me të vërtetën në derën e një apartamenti me qira, aty zbuloi edhe se bashkëshortja e tradhtonte me një person të cilin e njihte: “Ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin konfliktin”.

Fajin thotë se e ka vetë pasi punonte shumë dhë nuk arrinte dot t’i qëndronte afër asaj. Tani jetojnë sërish bashkë, e fali dhe arsyeja janë fëmijët. 42-vjeçari pohon gjithashtu se pa fëmijët s’mund të jetonte kurrë dhe nëse do të divorcohej atëherë gjykata do ia jepte kujdestarinë nënës. Psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për “Jeta pa filtër” ka bërë një analizë lidhur me këtë fenomen.

Ajo shprehet se: “Në ditët që po jetojmë tradhtia po kthehet në normale, duke dashur të prekin modernen çiftet e reja harrojnë se nëse ndodh një tradhti kjo tregon se do të humbasë besimi dhe humbja e besimit ndaj partnerit do të thotë se herë pas here ti të jesh në dyshim në lidhje me marrëdhënien që ke me të. Ndërsa avokati Jordan Daci sjellë në vemendje raste kur prindërit për shkak të egoizmit të tyre kanë shkuar deri atje sa kanë bërë fëmijët dëshmitarë okularë të raporteve intime të prindit tradhtar duke shkaktuar kështu një traumë shumë të rëndë.

Lexo edhe :  Turizmi rural dhe bukuritë natyrore shqiptare në fokusin e medias gjermane

Ai thotë se: “Çështja e tradhtisë mund të ndërlikohet vetëm kur përfshin fëmijët. nëse fëmijët përdoren nga një prind kundrejt prindit tjetër duke i bërë dëshmitarë, ky është një krim që bëhet ndaj fëmijëve. Për mua ai prind që e përdor fëmijën dhe e vendos në rrethana tejet të rënda emocionale, ai nuk mund ta ushtrojë kujdestarinë në të tilla raste”. Sipas tij tradhtia bashkëshortore nuk ka asnjë ndryshim nga arsyet e tjera për sa i përket divorcit. Ajo nuk ndryshon asgjë as në ndarjen e pasurisë.

Të fundit

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në deklaratën e tyre, thuhet se...

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zyrtarisht...

Lajme të tjera

Web TV