“Është kaq e neveritshme për mua”/ Kylie Jenner “kryqëzohet” nga fansat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kylie Jenner po përballet me reagime të ashpra për organizimin e festës së ditëlindjes, edhe pse dhe shifrat e infektimit me Covid janë alarmante.

Të ftuarit në festë u panë pa maskë dhe pa ruajtur distancën me njëri-tjetrin. Familja Kardashian Jenner, duket se nuk ka marrë parasysh situatën aktuale të pandemisë, duke organizuar festën madhështore.

Edhe pse grumbullimet janë të kufizuara vetëm për anëtarët e shtëpisë, Kylie Jenner dhe Travis Scott mbodhën shjumë të ftuar të ftuar në 1 Shkurt kur Stormi bënte tre vjeç.

Ndjekësit u tronditën kur panë videon e një dhome të mbushur të ftuar që i këndonin urimin vajzës së së vogël para se të frynte qirinjtë në tortën e saj rozë të princeshës.

Kylie mbushi rezidencën e saj prej 36 milion dollarësh në Holmby Hills me tullumbace shumëngjyrëshe, ,duke përfshirë shkrimin “3rd Time’s A Charm”. 23-vjeçarja ndau foto dhe video nga eventi, duke treguar tavolina të tejmbushura me ëmbëlsira të shijshme. Madje një kamion më ushqime mbërriti në festë për t’u shërbyer mysafirëve.

Ndjekësit, komentuan të zhgënjyer pasi panë videot: “Corona po vazhdon dhe ata po festojnë”,”Është kaq e neveritshme për mua” , “A nuk ka asnjë Corona atje ??”, “Asnjë maskë, e pasigurt për të gjithë”, ndërsa një tjetër ironioi “Supozoni se të gjithë u testuan për Covid…”

Më herët, Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e saj, në një ceremoni private në ishull. Ajo e mori më seriozisht pandeminë duke testuar të gjithë miqtë që mori me vete në udhëtim dhe duke i kërkuar të karantinoheshin për dy javë.

“Pas 2 javësh testesh shëndetësore dhe duke kërkuar të gjithëve te karantinoheshin, unë befasova rrethin tim të ngushtë me një udhëtim në një ishull privat ku mund të pretendonim se gjërat ishin normale vetëm për një moment të shkurtër në kohë, shkroi influencuesja.

Lexo edhe :  “Nuk më bën artiste ai”/ Albërije Hadërgjonaj rrëfen konfliktin me Ardit Gjebrean

Ndërsa Kendall Jenner organizoi një festë me temë e Halloween për 25-vjetorin e saj, me shumë të ftuar që nuk mbanin maska. Pas kritikave të shumta, nëna e saj Kris Jenner shpjegoi se të gjithë të pranishmit u testuan për virusin dhe u desh të prisnin një “gjysmë ore” për të zbuluar rezultatet para se të lejoheshin brenda.

Por pamjet e njerëzve të pasur dhe të famshëm që festojnë si të mos ekzistojë një krizë e shëndetit publik nuk shihet si pamje e mirë nga ndjekësit.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV