Fillon sot fushata për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës fillon sot zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, ku në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë.

Në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.

Qytetarët që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ndërkaq, identifikimi i personave të cilët janë të infektuar me koronavirus do të fillojë sot më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre.

Për procesin zgjedhor tashmë janë angazhuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria, Policia e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të fundit

Kikia zbardh detaje mbi rastin e zhdukjes së 3-vjeçarit/ Fëmija ka pësuar traumë!

Një fëmijë 3-vjeçar në qytetin e Durrësit raportohet të jetë zhdukur. Ka qenë e ëma e të miturit ajo...

“Çdo bub kur leh e ka me të keq do dhe të hajë”, Basha akuza ndaj Rithemelimit

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës, duke...

VIDEOLAJM/ Ndodh edhe kjo! Deputeti i PD shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon…

Ndodh edhe kjo! Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi. Veprimi vjen si kundërpërgjigje ndaj deputetes Olta Xhaçka, pas...

EMRI/ Jaht 300 mijë euro dhe 97 makina, ky është biznesmeni trafikant në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës, ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj, i akuzuar për “Pastrim të Produkteve të veprës penale”. Ago Gjolaj, dyshohet se merret me...

Dimër në pranverë/ Rikthehet dëbora në zonat malore, probleme në disa akse

Situata e motit të paqëndrueshëm, ka bërë që zona veri-lindore e vendit, të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 700 metër, reshjet...

Lajme të tjera

Web TV