Halit Valteri drejt Partisë Socialiste? Deputeti sqaron gjithçka pas takimit me Spiropalin në Kamëz

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shfaqur në krah të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një takimi të zhvilluar me banorët në zonën e Bathores.

“Në Bathore pritëm ministren Spiropali si e deleguar e qeverisë për Bashkinë Kamëz. Me ftesën time erdhi për të dëgjuar problemet e kësaj zone.

 

I pyetur nga “Gazeta Shqip” nëse do të kandidojë për Partinë Socialiste, Valteri u shpreh: “Jo, thjesht ishte një takim i kërkuar nga banorët e komunitetit për një problem”.

Disa ditë më parë deputeti deklaroi se nuk e kishte vendosur me cilën parti do kandidonte, duke theksuar se kishte pasur oferta nga të gjitha palët politike.

“Unë do të kandidoj në Qarkun e Tiranës, një njësinë nr. 7. Kam filluar punën në Bashkinë Kamëz. Është një zonë me probleme të shumta sociale edhe pse është bërë një vjedhje 30-vjeçare qoftë nga pushteti vendor dhe ai qendror.

Njerëzit torturohen se i kërcënojnë me ndihmën ekonomike, vendet e punës, energjia elektrike etj.  Për momentin nuk e kam ndarë ende se në cilën parti do të kandidoj. Unë vetë e kam krijuar Lëvizjen për Ndryshim me të tjerët, por ende nuk e kam vendosur. Nëse do të gjej gjuhën e duhur do të siguroj mandatin në Qarkun e Tiranës. Nuk është problemi të gjesh një forcë politike për të kandiduar. Kam pasur oferta nga të gjithë”, është shprehur më herët Valteri.

Të fundit

“Koha t’i japim fund luftës më të gjatë”/ Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e...

“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Zbardhet dëshmia e policit në Mamurras

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin...

Manastirliu jep lajmin e mirë: Shqipëria siguron 50,000 vaksina “Sputnik V”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për të marrë 50.000 vaksina Sputnik V të Rusisë. “Shqipëria siguron marrëveshjen...

Rama poston dy foto nga takimet elektorale të PS dhe PD: Pa koment

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy foto nga takimi elektoral i PS dhe PD në Dibër dhe Paskuqan të zhvilluar ditën e sotme. “Pa koment”,...

Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot ishte e pranishme në...

Lajme të tjera

Web TV