Këto zgjedhje, jo vetëm kërkohet, por duhet të jenë krejt ndryshe, nga ato deri më sot!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi

Këto zgjedhje kërkojnë tjetër dimension, qasje, sjellje, prurje, ofertë, risi, rezultat, jo të ngjashme me të mëparshmet, por krejt ndryshe nga ato. Këto zgjedhje duhet të jenë një revolucion i gjithanshëm në dimensionin sjelljen, qasjen dhe jetën institucionale dhe veprimin politik të vendit. Këto zgjedhje duhet të jenë një revolucioni madh i vendit, ku pjesëmarrës dhe përgjegjës duhet të jenë të gjithë aktorët dhe faktorët e saj, duke filluar nga ata që i organizojnë, menaxhojnë, monitorojnë, vlerësojnë, që duan të votohen, por edhe ata që votojnë. Këto zgjedhje kërkojnë jo vetëm pritshmëri, por një veprimtari menaxhimi, organizimi dhe realizimi ndryshe. Partitë politike, megjithëse nuk kanë përcaktuar akoma formatin dhe formacioni politik, për këtë fushatë elektorale kanë ndezur motorët në maksimum të fuqisë së tyre me kriterin më të rëndësishëm, atë të programit politiko- ekonomik të fushatës dhe të qeverisjes, nëse bëhen fitues të saj. Natyrisht që në këtë fushatë, jo se në të tjerat nuk ka pasur vlerë dhe rëndësi programi, por kësaj radhe për vetë situatën ku ndodhet realisht vendi, për arsye te fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm, kemi pasur situatën më te keqe të mundshme politike, ekonomike, institucionale në këto njëzet vitet e fundit. Për situatën jo të mirë të vendit jo vetëm në këto momente, por për afro tre dekada, klasa politike është një përgjegjëse e madhe. Kjo situatë përveç programit për ta përballuar kërkon dhe një ndjesë të madhe të gjithë klasës politike, qoftë ne pushtet, apo në opozitë. Përgjegjësia e klasës politike është si ajo në lidhje me veprimet, por edhe ajo me mosveprimet e duhura dhe në kohën e duhur.

Kjo fushatë zgjedhore, ka shumë arsye dhe shkaqe, por dhe një domosdoshmëri përse duhet të jetë krejt ndryshe nga të tjerat. Kjo situatë kërkon që klasa politike të marri përgjegjësi dhe risi jo vetëm të mëdha, por historike për Vendin, Kushdo që pretendon fitoren në këto zgjedhje duhet të mendohet mirë, si ajo që është në krye të saj dhe kërkon vazhdimësinë, apo edhe ata që kërkojnë të marrin timonin e qeverisjes pas njëzet e pesë Prillit Kërkon jo thjeshtë një program politik dhe elektoral, por kërkon një strategji, ku program i saj duhet të jetë themeli i një epoke të re. Kërkon jo thjeshtë fushatë për fushatë, por një revolucion të madh, duke filluar nga votuesi më i thjesht dhe deri te qytetari i parë i Vendit, pasi duhet të bëjmë një kapërcim të madh, ku të mbyllim një kapitull dhe të hapim një faqe të një kapitulli të ri.

Votuesi ynë kësaj radhe, nuk duhet te vazhdoj me parimi të kap çfarë të kap, apo të marr sa mund të marr nëpërmjet këtyre votimeve, ai/ajo duhet ta kuptoj se ka një përgjegjësi të madhe ne lidhje me fatin dhe të ardhmen e tija, fëmijëve, familjes dhe jo vetëm të tyre por edhe të shoqërisë dhe vendit.
Kërkohet, jo thjeshtë të caktojmë ca burra, apo ca gra, duke ruajtur formalisht raporte gjinore, moshe, për të krijuar lista për të shkuar të votuesi, por duhet të vlerësojmë shumë rolin, që ka dhe duhet të ketë i zgjedhuri dhe përfaqësuesi i popullit ne tempullin më të rëndësishëm të vendit. Në këto zgjedhje duhet ti themi përfundimisht stop, përfaqësuesve të cilët vijnë nga bota e krimit, nga bota e atyre që çdo gjë e zgjidhin vetëm duke e blerë me dollar.

Lexo edhe :  Balla: PS do vazhdojë të rrisë mbështetjen buxhetore për Gramshin, Luli emisionet e mëngjesit i xhiron në darkë se nuk zgjohet dot

Ka ardhur koha që përfaqësuesit tanë të jenë jo ata që kanë primarë ndjesinë e të pasuruarit, të milionerit, por që prioritet kanë fatet e, ecurinë dhe të ardhmen e vendit. Gjykoj se është momenti që të jenë ata që i janë përkushtuar formimit të tyre intelektual dhe akademik, pasi për këtë kontingjent ka nevojë vendi, kurse për shumicën e atyre që kemi pasur deri më sot, kanë pasur ata nevojë për vendin.
Kërkohet, që përpara se të vemi të pazaret, të përcaktojmë përpara se çfarë do të bëjmë për vendin? Si do dalim nga situata? Si do e ndryshojmë atë? Çfarë shprese do u japim njerëzve? Kur do kemi dritë në fund të tunelit? Jo të fillojë fushata me marrëveshjen e ndarjes së tortës dhe posteve ministrore. Këto dhe shumë e shumë pyetje, probleme, shqetësime të cilat shqetësojnë në çdo çast të jetës shoqërinë tonë, kërkojnë një përgjigje, nga kjo klasë politike, jo thjeshtë për t’iu marr votën qytetarëve, por për ti bindur të shkojnë në votime dhe të ndërgjegjshëm për të votuar, se duhet votuar. Që të realizohet kjo nuk duhet të mjaftohemi me publicitetin mediatik. Nuk duhet të mjaftohemi me sloganin se: Ne nuk jemi më të mirët, por më mirë se ata jemi… Nuk duhet të mjaftohemi me mundësin e baltosjes së kundërshtarit, si mundësi justifikimi, largimi nga përgjegjësia, apo si tymnajë politike. Nuk duhet të qëndrojmë sipas ngjyrimit për përgjegjësinë, apo gjetjen e fajit duke shfrytëzuar mllefin, apo urrejtjen e momentit, të dekadës apo të shekullit siç mund të jetë, ata janë komunist, enverist, apo nipërit e byroistēve, kurse krahu tjetër me fenomenin, frikën dhe gogolin berishian.
Këto zgjedhje kërkojnë dhe një përgjegjësi të madhe dhe ndryshe nga herët e tjera të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare. Do të ishte dhe jo shumë komode ndoshta rotacioni pa ide, objektiva dhe synime të qarta, duke u mjaftuar me komandën: Mbrapa ktheu dhe i fundit del i pari. Kërkojnë një përgjegjësi, sjellje dhe qasje ndryshe nga ato që kemi parë deri me sot nga përfaqësitë diplomatike ne vendin tonë, sidomos ato përfaqësi që kanë tjetër peshë në misionin e tyre dhe interesave të vendit tonë. Kërkohet nga këta mbi të gjitha mos të abuzojnë me ndjesinë dhe besimin, shpresën e popullit tonë ndaj vendit të tyre.

Mbi të gjitha këto zgjedhje kërkojnë domosdoshmërish, burra dhe gra që dinë e duanë të bëjnë shtet . Kërkojnë burra dhe gra që vënë interesat e vendit mbi ato të tyre Këto zgjedhje kërkojnë, jo vetëm qytetari, por mbi të gjitha ndjesi qytetarie. Këto zgjedhje kërkojnë jo vetëm votues Shqiptarë, por ndjesi dhe detyrim ndaj Shqipërisë.
Nëse nuk i konceptojmë, nuk i konsiderojmë, nuk i vlerësojmë dhe si përfundim nuk i realizojmë kështu përfundimisht nuk kam çfarë të them konkluzionin dhe përfundimin e dini vet.

Të fundit

E nxjerr zvarrë nga makina dhe e godet me grushte/ Sherr mes vajzave tek Currilat në Durrës (VIDEO)

Një skenë, e cila nuk është shkëputur nga asnjë film aksion, është filmuar në zonën e Currilave në Durrës....

Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut: Vetëm ne e mbajtëm premtimin për rrugën e Lumit të Vlorës

Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, duket se po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar...

Balla takim me banorët në Stravaj: Mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas. Në fjalën e tij...

E reja nga Kamza denoncon dhunën e tmerrshme të bashkëshortit: Më goditi me grushta në kokë derisa më ra të fikët

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një...

Mund të sjellë ndryshimin historik/ Ilaçi i ri për trajtimin e tumorit të trurit

Dy persona me kancer të avancuar të trurit i janë përgjigjur mirë një prove të vogël të një kombinimi eksperimental të ilaçeve kimioterapike dhe...

Lajme të tjera

Web TV