“Shpirti im e di ç’po heq”/ Tea ‘shpërthen’ ndaj Olsa Muhametit: Ti i dije të gjitha, nuk kemi marrë asnjë kokërr leku (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tea Trifoni, konkurenta e programit “Përputhen” ka bërë një deklaratë të fortë orët e fundit dhe përmes një video të realizuar nga vetë ajo, i ka nxjerr gjithë “të palarat” emisionit dhe autores së tij Olsa Muhameti.

Ajo ka thënë se produksioni prej muajit dhjetor e dinte për lidhjen e saj me Beartin, por nuk kishte pranuar t’i largonte, as Tean dhe as Andin, shkruan neësbomb.al. Madje, Tea thotë në video se vitine  ri e ka kaluar në Kosovë me familjen e Beartit, ndërkohë që emisioni i ka kërkuar që të bënte foto me Andin dhe t’i publikonte, për të treguar që ishin bashkë.

Pjesë nga fjala e Teas:

Vendosa të reagoj për Olsën. Për ty Olsa, e për të thënë boll vazhdove me mashtrime, manipulove situatën si të duash ti, si bën gjithmonë. Boll më zhyte mua në humnera akoma më shumë nga ç’më ke zhytur se shpirti im e di çfarë po heq.

Ti më duket e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa. Por s’ka problem se t’i kujtoj unë ca gjëra.

Ti i dije të gjitha. Unë të kam kërkuar që të dal që në dhjetor por ti më nxirrje 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të përplasur, të përleshur, sido që të ishte vetëm që të dilnim aty sa më shpejt.

Po pse moj Olsa harrove ti që për Vitin e ri kur kemi folur bashkë, unë kam qenë në Kosovë te Bearti duke e festuar me familjen e tij. Pas kësaj ju më keni kërkuar të bëja foto me Andin. Foto që su bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova.

Lexo edhe :  Po planifikonin dasmën, Marina Fara dhe biznesmeni nga Shkodra i japin fund fejesës

Na përmendni krimin tonë të rëndë që është giveaway. Bizneset që bëjmë ne, por në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua. Jo se më paske dashur, por se të interesonin reklamat dhe pjesa jote. Bizneset donin që të isha unë dhe Andi për të reklamuar ata. Ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo.

 

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV