Alex ka tradhtuar J.Lo-në? Zbulohet vajza që përflitet për romancën dhe flet për mediat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë mediat amerikane nisën të shkruanin se i fejuari i Jennifer Lopez, ish-ylli i sportit, Alex Rodriguez, ishte përfshirë në një romancë të re. Sipas mediave vajza me të cilën A-Rod mund të ketë pasur diçka është ylli i reality-show “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Në një podcast, një nga koleget e saj tregoi: “Muaj më parë dëgjova që kishte thënë se ajo dhe A-Rod flisnin bashkë me ‘Facetime’. Dhe unë e mora për bazë, nuk pyeta më shumë. Dhe thjesht e harrova”

Ndërsa një nga pjesëmarrësit e reality-show tregoi gjatë spektaklit se LeCroy po tradhtonte në të dashurin e saj, ndërsa kishte shkuar në Miami për fjetur me një ish-sportist. Ai shtoi se burri në fjalë ishte i martuar dhe shumë i famshëm.

Vetë ajo LeCroy tha gjatë shfaqjes se, nuk kishte shkuar në Miami: “Po ai më kontaktoi, më shkroi mesazh në Instagram, por përtej kësaj nuk ndodhi asgjë. Unë nuk e kam takuar apo prekur kurrë fizikisht”.

Ndërsa ajo nuk përmendi emra, mediat nisën aludimet për të fejuarin e J.Lo-së. Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, ylli i shfaqjes televizive tha versionin e saj për ‘Page Six’.

Kam folur në telefon por nuk u takuan kurrë. Nuk ka pasur kurrë asnjë lloj gjëje. Është vetëm një i njohur. Ai kurrë nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Kam biseduar me të ndonjëherë, por jo vazhdimisht”.

Ajo nuk e sqaroi natyrën e atyre telefonatave po tha se ishin “të pafajshme”. Madison tha se ajo ia tregoi këtë personit të gabuar dhe më pas e gjithë u bë si loja ‘telefon i prishur’.

“Të gjitha këto gjëra kanë ndodhur një vit më parë, por po bëhen me dije tani. Jam përpjekur të jem sa më e qetë që është e mundur. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Ne jemi padyshim të pafajshëm në këtë”.

Lexo edhe :  “E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

Deri më tani A-Rod nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me historinë.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV