Basha si Berisha, premtoi pajisjen e çdo familje me kompjuter/ Rama: Zgjidhni të qeshni apo të qani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me ironi ndaj kryedemokratit Basha dhe programit të arsimit që ai prezantoi ditën e djeshme.

Ai publikoi një video të premtimit të Bashës për pajisjen me kompjuterë për çdo shqiptar brenda 4 viteve të ardhshme duke e krahasuar me premtimin e Berishës 16 vite më parë.

Edhe ky i fundit, premtonte në vitin 2005 se në dhomën e çdo familjeje do të ketë të paktën një kompjuter Pentium III.

“Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën një tablet, leptop ose një kompjuter në shtëpi” – tha Basha.

“Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter, nuk po them pentium 4 por pentium 3 dhe pentium 2 me 100%” – tha Berisha.

Rama ironizon në Facebook duke shkruar se jua lë lexuesve të zgjedhin për të qeshur apo për të qarë.

“Mirëmëngjes dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur” – shkruan Rama.

Pajisja me laptop-ë, kompjuterë apo me të paktën një tablet për çdo familje, ishte një prej pikave të programit të arsimit të prezantuar ditën e djeshme nga kryedemokrati Basha.

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV