Britania: Rrjetet sociale t’i fshijnë postimet me dezinformata për COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria britanike të enjten kërkoi nga kompanitë e mediave sociale që të fshijnë postimet që përmbajnë dezinformata lidhur me koronavirusit, pas shqetësimeve se shumë pjesëtarë të grupeve të minoriteteve po refuzojnë që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Mesazhi im për të gjithë, qoftë Twitter apo Facebook, ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të kryeni pjesën tuaj për të hequr postimet me dezinformata sapo t’i identifikoni ato”, tha para deputetëve britanikë, ministri për vaksina, Nadhim Zahawi.

Qeveria britanike në muajin mars të vitit të kaluar ka themeluar një njësi për luftimin e dezinformatave lidhur me pandeminë dhe që atëherë ka thënë se ka monitoruar platformat sociale dhe u ka kërkuar atyre që të fshijnë mesazhet që përhapin dezinformata.

Ekzekutivi në Britani thotë se është i shqetësuar lidhur me numrin e pjesëtarëve të komunitetit afrikan dhe aziatik, të cilët po refuzojnë që të bëhen pjesë e fushatës së vaksinimit, pjesërisht për shkak se nuk kanë besim në vaksina.

Vdekshmëria nga virusi në këto dy komuniteti është dyfish më i lartë sesa i komuniteteve të tjera, kishte deklaruar të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson, shkruan rel. Në dhjetor të vitit 2020, Britania u bë shteti i parë në kontinetin evropian që nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit.

Të fundit

Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e...

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK, reagon ambasadori i BE Tiranë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk...

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë...

Falsifikoi vdekjen në 2021, miliarderi “arratiset” me dashnoren e tij në Moskë

Një miliarder që prej vitesh supozohej i vdekur mund të jetojë fshehurazi në Moskë me dashnoren e tij, raporton New York Post, duke cituar...

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të respektohet pavarësia e pushtetit vendor. Ai...

Lajme të tjera

Web TV