Fiskalizimi, Denaj nga Shkodra: Lehtësohen transaksionet, raportim në kohë reale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësues të enteve publike në Shkodër, ku u shpreh se, objektiv është komunikimi i qasjes që ka qeveria shqiptare dhe ministria ndaj procesit të fiskalizimit.

“Drejtoria Rajonale në qytetin e Shkodrës, por edhe zyrat qendrore kanë në mënyrë të vazhdueshme një komunikim, se cilat janë modalitetet e fiskalizimit dhe çfarë është fiskalizimi”, theksoi Denaj.

Sipas ministres, fiskalizimi është një protokoll IT-je, një software, i cili sipas kërkesave të rritura të administratës tatimore kërkon që të dhënat të mos jenë një herë në fund të ditës, në administratë tatimore, por të jenë në kohë reale, në çdo moment që realizohet një transaksion.

“Ka dhe një element tjetër që, si rezultat i lehtësimeve fiskale, qeveria ndërmori vitin e kaluar, në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike që, duke vendosur në fokus biznesin e vogël, lehtësoi nga tatimi i  fitimit bizneset që e kanë qarkullimin deri më 14 milionë lekë dhe rriti pragun e TVSH-së nga 2 milionë në 10 milionë”, shtoi Denaj.

Në qytetin e Shkodrës janë rreth 450 biznese, të cilat përfitojnë nga masat lehtësuese fiskale. Gjithashtu, janë 92 ente publike, 36 biznese të angazhuara në transaksione, si dhe 167 fatura elektronike të lëshuara deri tani në këtë rajon.

Të fundit

Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve kibernetike dhe problemeve në…

Me fillimin e muajit Qershor policia e shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime ne menyrën e organizimit të punës së ...

SHBA/ Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president javën e ardhshme

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, sipas mediave të huaja. Pence, i cili...

U mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit, po peshkonte dhe…

Është gjetur trupi i pajetë i i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat. Valentin Nikolli u mbyt dje në lumin...

Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë të barabarta me Tiranë. Dy...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risitë e këtij viti

Sot, 1 qershor, zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë,...

Lajme të tjera

Web TV