Horoskopi ditor, 4 shkurt 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t’ju kuptojnë. Iniciativat tuaja do të kenë vlerë vetëm në rast se i realizoni ato vetë deri në fund. Gjatë kësaj dite do të viheni në qendrën e vëmendjes dhe njëkohësisht do të rezultoni të suksesshëm në disa punë që do t’ju ngarkohen.

Demi

Nëse vendosni të bëni një pushim apo shkëputje të vogël nga të gjitha kontaktet që keni vendosur në punë, ky do të jetë një avantazh mjaft i madh për ju. Ju mund të bashkëveproni me të tjerët dhe në të njëjtën kohë të ruani një qëndrim dinjitoz ndaj disa “armiqve” të cilët presin nga momenti në moment të shikojnë dështimet tuaja. Melankolia do t’ju shoqërojë në anën e dashurisë. Mund të tregoni tendencë për treguar më shumë kritik seç duhet me partnerin.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të punuar në një plan strategjik të rëndësishëm në familje. Do të keni mendime të përbashkëta me familjarët, çka do të sjellë harmoninë mes jush. Sot do të keni mundësinë të tregoheni se jeni të aftë dhe të përgjegjshëm për punët që ju ngarkohen.

Gaforrja

Do të dëgjoni mendjen dhe zemrën tuaj sot, pa marrë aspak parasysh idetë e mendimet e të tjerëve. Do të doni të bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë dhe keni për t’ia arritur. Bëni kujdes të mos përfundoni duke u lënduar në fund të ditës.

Luani

Efektiviteti juaj në disa punë të caktuara do të jetë i diskutueshëm gjatë kësaj dite. Ju nuk duhet të bëni asnjë lëvizje të dyshimtë apo që do të vendosë në rrezik të ardhmen tuaj. Mendoni dy herë dhe më pas veproni.

Virgjëresha

Është dita e duhur që ju të tregoni aftësitë tuaja profesionale dhe të shprehni gjithçka që mendoni në lidhje me një çështje të caktuar në punë. Nëse ju jepet një detyrë shumë e rëndësishme, bëni mirë ta përballoni atë me sukses. Në aspektin sentimental, gjithçka do të jetë në nivelin e duhur. Shijojeni këtë ditë.

Peshorja

Do të keni aftësi që ti vendosni vetes disa kufizime, të cilat nuk do të jenë aspak të mira për ju dhe njëkohësisht do t’ju ndikojnë në zgjedhjet që do të bëni në të ardhmen, në lidhje me disa çështje. Mundohuni të krijoni pavarësi nga disa persona dhe të mos u kushtoni atyre çdo mendim. Vendosni se cilat janë prioritetet që ju keni në jetë e mos u pendoni edhe nëse bëni gabime.

Lexo edhe :  "Bën kot sikur qan", Cekja i Beratit tregon momentin më të vështirë të jetës

Akrepi

Mos u frikësoni nëse do t’ju duhet të merrni disa vendime pa u menduar shumë gjatë. Bëni atë që mendoni se është më e mira për ju apo për ata që ju rrethojnë. Ruani energjitë për në mbrëmje pasi do t’ju duhen. Partneri do t’ju bëjë një surprizë, e cila do t’ju lejë pa fjalë.

Shigjetari

Nëse do t’ju duhet të punoni intensivisht, disa ide që më parqe ju një dukur fantastike, sot do të shndërrohen në një problem thelbësor për ju. Mund të dalloni se ka diçka që nuk shkon në mënyrën se si ju punoni dhe se si ju trajtoni një çështje apo të tjerët rreth jush. Qetësoni veten dhe ruani gjakftohtësinë sido që të krijohen rrethanat.

Bricjapi

Sot do të vijoni të ëndërroni gjatë gjithë ditës për disa plane tuajat, të cilat keni shumë dëshirë ti realizoni. Do të mbusheni me pozitivistet dhe nuk do ti ndieni aspak disa influenca negative që persona të caktuar do të tentojnë të ushtrojnë mbi ju. Sot do të merrni gjithçka me qetësi dhe dot gjeni paqen shpirtërore

Ujori

Do të jetë një ditë e bukur gjatë së cilës mund të realizoni disa plane që i keni bërë prej kohësh. Mos u entuziazmoni më shumë seç duhet në rast se dikush ju ndihmon për një çështje të caktuar pasi çdo gjë e ka një çmim në fund. Do të tregoheni mjaft të gatshëm për tu ofruar gjithçka që mundeni disa njerëzve që ju rrethojnë.

Peshqit

Dita premton fat të mirë sot dhe shumë pozitivistet. Nëse keni disa punë për të kryer, bëni mirë ti përfundoni ato dhe të mos i lini përgjysmë. Nëse dikush do t’ju kritikojë, mbaji parasysh vërejtjet dhe mundohuni të përmirësoni gabimet. /

Të fundit

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lazio merr fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe triumfon në transfertën e Genoas

Java e 30-të e Serisë A nisi me ndeshjen Genoa-Lazio, që përfundoi me suksesin e bardhekaltërve. Në “Luigi Ferraris” gjithçka u mbyll 0-1, me gol...

Lajme të tjera

Web TV