Idajet Beqiri: CIA që largoi Nanon dhe PS nga pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Idajet Beqiri tregon për gazetarin Qafoku një histori vërtet intereante nëse është e vërtetë. Sipas tij Partia Socialiste realisht i fitoi zgjedhjet e 3 korrikut të vitit 2005 dhe PD nuk ishte fituese. Por nga rrethanat që ishte vendi dhe poiltika SHBA mendoi që ishte në të mirë të vendit dhe situatave që në Shqipëri të kishte rrotacion dhe Fatos Nanos duhet të largohej nga pushteti. Beqiri rrëfen se më 1 korrik 2005 në Tiranë mbërriti në një vizitë gjysmë zyrtare vetë kreu i CIA-s Porter Goss i cili pati një takim kokë më kokë me Fatos Nanos duke i kërkuar  që të mos vijonte më të ishte në pushtet edhe nëse fitonte zgjedhjet.

Në vitin 2005 problemi ishte që politika e asaj kohe duke filluar me Fatos Nanon në krye donin ta dorëzonin vetë ata, por ne i dimë sepse nuk jemi të vetvetes , ne i dimë dhe i respektojmë aleatët tanë të mëdhenj, do ta respektojmë domosdo SHBA-në, sepse na dha shtetin e Kosovës përveç të tjerave edhe stabiliteti.

-PD  e solli në pushtet SHBA?

-Patjetër, nuk mund të kalonte më shumë se tetë vjet. Duhet ta dorëzonte dhe tërë ato taktika  veprimi që u përdorën atëherë nga Fatos Nano  kryeministër ai ishte misionar për të dorëzuar me çdo kusht pushtetin. Është thirrur madje, që duhet ta dorëzosh dhe i është thënë hapur kjo gjë. Lodrat që bëjnë politikanët apo teoritë konspirative , por kjo është reale që ua them unë juve. Se jam i brendshëm dhe e di shumë mirë këtë punë. Ku është thirrur, kush e ka thirrur dhe ku ja çoi mesazhin. Dhe nuk e pëlqeu hiç ai meqë ra fjala , ai që i çoi mesazhin donte dhe ta shkarkonte nga detyra dhe u bë armik me të , por kur mori vesh pastaj që nuk ishte ai, atëherë u bind.  

-SHBA-ja i tha Fatos Nanos ik?

-Patjetër. Sepse duheshin vendosur ekuilibra.

-Zgjedhjet janë mbajtur në 3 korrik të 2005. Në datën 2, ka qenë shefi i CIA-s në një takim në Tiranë me Fatos Nanon në restorant Piazza. Ka lidhje me këtë?

-Po patjetër./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV