“Izolimi” do të jetë opsioni i fundit në luftën ndaj pandemisë në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e enjte qeveria Franceze njoftoi se pavarësisht pandemisë shqetësuese nuk do të kthehej në një mbyllje totale të vendit .

Probleme me referencën në doganë! Gazheli: Po punojmë për dixhitalizimin e sistemit
Shteti Francez ka raportuar mesatarisht 20,000 raste të reja, 1,600 shtrime në spital dhe 320 vdekje në ditë, por zyrtarët thanë se pavarësisht numrit në rritje të rasteve te infektimit, epidemia është “kryesisht e qëndrueshme”. Rreth 14% të rasteve janë infeksione nga variante të koronavirusit.

Kryeministri Jean Castex ne një intervistë për shtyp përjashtoi mundësinë e një mbyllje totale të vendit, vendim që shumë shtete e kanë parësi zgjidhje të pashmangshme .

Sipas tij një mbyllje totale nuk ishte ende e justifikueshme dhe duhej përdorur si opsion e fundit”.

Ai tha se zyrtarët po vlerësonin impaktin psikologjik të masave kufizuese mbi popullsinë, përfshirë këtu edhe studentët nëse shkollat ​​detyrohen të mbyllen.

“Nëse detyrohemi të shkojmë drejt izolimit në rast se situata përshkallëzon menjëherë për keq, ne nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësitë tona. Aktualisht ndodhen 27,000 njerëz në spitalet Franceze duke ushtruar “presion” mbi sistemin tonë shëndetësor në vend. Gjashtë në 10 persona që janë në kujdes intensiv janë pacientë me COVID-19.”

Për javë të tëra, epidemiologët kanë paralajmëruar që vendet duhet të marrin masa parandaluese për të parandaluar përhapjen e varianteve të COVID-19.

Vetëm një javë më parë, presidenti i këshillit shkencor Jean-François Delfraissy tha se vendi do të duhet të shkonte drejt një mbyllje dhe se gjendja e krijuar nga pandemia nuk ishte shumë stabël.

Por për momentin, Franca do të vazhdojë në drejtimin e saj aktual, duke mbajtur në fuqi një shtetrrethim në mbarë vendin nga ora 6 pasdite, dhe duke përforcuar rregullat e distancimit dhe kontrollet kufitare.

Të fundit

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Lajme të tjera

Web TV