Meta iu bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime: Nuk do të lejoj askënd të prekë votën tuaj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë të rinjvë shqiptare që të marrin pjesë në atë që ai e quan ‘referendum historik i 25 prillit’.

Thirrja e kreut të shtetit është bërë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, ku presidenti shkruan se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari dhe sidomos të rinjve.

Në fund të statusit të tij në mediat sociale, presidenti Meta nënvizon se do tu garantojë shqiptarëve se është i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd që të prekë votën.

“I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”- shkruan presidenti Meta.

K.T./Shqiptarja.com TAG: Ilir Meta zgjedhjet parlamentare 2021

Të fundit

U zgjodh presidente/ Vjosa Osmani me lot në sy në Kuvend

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e vendit me 71 vota pro, në raundin e tretë të votimit. Ndërkohë ajo është...

“Vullneti juaj po përmbushet”/ Vjosa Osmani mban fjalimin e parë si Presidente dhe tregon motivimin më të madh

Vjosa Osmani ka arritur që në raundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së...

Plasin sherret me grushte dhe thika, plagosen dy persona në Tiranë

Rreth orës 18:50, tek ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive...

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, armiqësi politike dhe shumë përplasje, është zgjedhur për ta mbajtur detyrën që i kërkon krejt...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, ja si do të jetë fleta e votimit në 25 Prill

Në 25 Prill shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre në një fletë votimi me numra dhe jo me emra. Kolegji Zgjedhor, që është...

Lajme të tjera

Web TV