Pas grusht shtetit/ Ushtria bllokon Facebook-un për hir të stabilitetit në Mianmar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sundimtarët ushtarakë të Mianmarit kanë bllokuar aksesin në Facebook, disa ditë pasi përmbysën qeverinë demokratike.

Zyrtarët thanë se platforma e mediave sociale, burimi kryesor i informacionit në internet për shumicën në Mianmar do të bllokohej për hir të “stabilitetit”.

Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit tha se hyrja në Facebook do të bllokohej deri në 7 Shkurt. Sidoqoftë, ende raportohej të ishte e aksesueshme në mënyrë sporadike.

Facebook është bërë një pikë kryesore tubimi për kundërshtimin e grushtit të shtetit të së hënës.

Gjysma e 54 milion njerëzve të Mianmarit e përdorin atë dhe aktivistët kanë krijuar një faqe për të bashkërenduar kundërshtimin e grushtit të shtetit.

Facebook u bë pikë referimi pasi kompania fillimisht lejoi që aplikacioni i saj të përdorej pa kosto të dhënash në Mianmar në mënyrë që konsumatorët të shmangnin pagimin e tarifave të shtrenjta të të dhënave të telekomit.

Gjigandi i mediave sociale i bëri thirrje autoriteteve të rivendosin lidhjen në mënyrë që njerëzit në Mianmar të mund të komunikojnë me familjet dhe miqtë e tyre dhe të kenë informacion të rëndësishëm.

Kompania e telekomunikacionit Telenor Myanmar, e cila është pjesë e Grupit Norvegjez Telenor, tha se do të qëndronte në një linjë me urdhrin për të bllokuar Facebook, por, në një deklaratë për shtyp e cilësoi masën si shkelje e ligjit të të drejtave të njeriut.

Grushti i shtetit, i udhëhequr nga shefi i forcave të armatosura Min Aung Hlaing, caktoi një njësi me 11 anëtarë, duke i dhënë fund një periudhe të shkurtër të sundimit civil.

Ushtria tha që zgjedhjet në nëntor kishte qenë mashtrim megjithëse komisioni zgjedhor i vendit tha se nuk kishte prova të një mashtrimi të tillë.

Lexo edhe :  Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare konfiskon një anije

Udhëheqësja civile e zgjedhur, Aung San Suu Kyi, së bashku me Presidentin Win Myint, u arrestuan dhe të mërkurën policia ngriti akuza kundër tyre.

Akuzat kundër saj përfshijnë posedim të pajisjeve të paligjshme të komunikimit.

Presidenti Myint akuzohet për shkelje të rregullave Covid ndërsa bënte fushatë për zgjedhjet e Nëntorit të kaluar, zgjedhje të fituara në mënyrë të vendosur nga Lidhja Kombëtare për demokracinë e Aung San Suu Kyi.

Të fundit

Fluturime direkte me Amsterdamin/ Transavia nis bashkëpunimin me aeroportin e Tiranës

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me...

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të Konsumit të INSTAT, Gushti i...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8...

Lajme të tjera

Web TV