Provimet e maturës shtetërore, Kushi bisedim me nxënësit: Si do zhvillohen, penalizimet dhe pragu i kalueshmërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht situatës ku ndodhet vendi ynë si dhe e gjithë bota me koronavirusin, maturantët janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka hartuar strukturën dhe përmbajtjen e testeve në kurrikulën e re. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me një përfaqësi nga parlamenti i nxënësve të zhvilluar online i është përgjigjur disa prej interesave të tyre lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës.

Kushi tha se rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik. Kushi gjithashtu shpjegoi dhe pragun e kalueshmërisë në këto provime e cila është 15 pikë nga 60 që ka testi.

“Në fakt nisur nga kërkesat e maturantëve por edhe nga gjykimi i ekspertëve, një pjesë e pyetjeve të jetë e strukturuar me alternative dhe një pjesë me  zhvillim. Testi 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternative, 40 me pikë pyetjet me zhvillim. 3 nivele vështirësie testi i maturës. Janë 4 provime, 3 parapovime të detyrueshme, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj si dhe 1 provim me zgjedhje. Provimet e detyruara do të mbështeten në kurrikulën bërthamë, provimet me zgjedhje do mbështeten dhe në kurrikulën bërthamë dhe të lëndëve me zgjedhje. Kemi harruar programet orientuese, ku kanë të gjitha detajet që lidhen me provimet e maturës. Të gjitha detajet e nevojshme për një maturant janë në këto programe orientuese, jemi në kohën e duhur dhe maturantët t’i përmbahen këtyre programeve që të orientohen dhe të përgatiten sa më mire”  – tha Ministrja Kushi.

Kur do të shpallen rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, kur do të lëshohen  diplomat?

“Do t’i angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet që rezultatet e maturës të shpallen brenda datës 30 qershorit. Diplomat do të lëshohen brenda datës 15 korrik” – tha Kushi.

Si do të vijojë procesi i korigjimeve për pyetjet me zhvillim?

“Testi përmban edhe pyetje me alternativa dhe me zhvillim. Do të  aplikojmë dy metoda e testeve, është metoda elektronike dhe një pjesë e testit pra e pyetjeve me zhvillim do të vlerësohet nga mësuesit. Mësuesit vlerësues, garantoj se jo çdo mësues do të jetë një mësues vlerësues për këta mësues, do jenë të certifikuar. Do trajnohen dhe testohen nga QSHA dhe nëse dalin me rezultate shumë të lazrta pranohen të jenë mësues te korrigjimet. E gjithë kjo bëhet që ne të kemi mësuesit më profesionistë për procesin e vlerësimit të testeve të matures” – deklaroi ministrja Kushi.

Lexo edhe :  Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Çfarë duhet të kenë kujdes maturantët, cilat janë rastet e përjashtimit ose mos njohjes së provimit?

“Maturantët duhet të jenë të informuar që tani me pasojat e veprimeve të gabuara soe mos rrespektimin e rregullave. Ne duam që të garantojmë një process të barabartë për të gjithë dhe të drejtë. Që meritokracia të jetë baza në këtë proces. Këtë vit kemi vendosur që të ndryshojmë rregullore, nëse një maturant konstatohet me celular, përjashtohet nga provimi dhe mund ta jap atë në sezonin e vjeshtës. Tani cilat janë rastet kur një maturant përjashtohet nga provimi. Kur ndryshon vendin që i është përcaktuar në sallë. Së treti kur komenton me zë të lartë pyetjen apo kur jep dhe merr info me shokët e klasës në lidhje me testin apo dhe kur refuzon kontrollon nga administratorët  në procesin e hyrjes në provim. Maturantit nuk i njihet rezultati kur konstatohet një ngjyrë stilolapsi ndryshe nga ai që përcaktohet në rregullore. Apo kur ka shenja të dallueshme në shenjat  testit, apo kur testi është grisur” – tha ministrja.

Sa është pragu i kalueshmërisë në provime duke marrë parasysh situatën e pandemisë?

“Është vendosur që pragu i kalueshmërisë të jetë 25%, një maturant duhet të marrë 15 pikë nga 60 që të jetë kalues në provimin e matures. Niveli i parë i vështirëssisë pëmban 40% e testit . Dua të thkesoj që ky ndryshim u zbatua në maturën e 2020” – tha Kushi.

A lejohet që maturanti të zgjedhë një provim që nuk e ka zhvilluar në shkollë?

“Për pyetjet me zgjedhje ata kanë një liste të përcaktuar dhe të gjithë maturantët mund të zgjedhin cilëndo. Nëse një maturant dëshiron të vazhdojë për mjekësi dhe dihet që lënda e kimisë e ka koeficentin më të lartë, porn ë shkollën e tij nuk është dhënë provimi me zgjedhje,. Kështu duke marrë parasysh këto raste dhe nuk do penalizohen nxënësit. Ata e kanë të drfejtën që të japin këtë lëndë dhe nëse nuk e kanë bërë në shkolla” – tha Kushi.

 

 

Të fundit

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet...

Lajme të tjera

Web TV