Qendra e trajnimit të noterëve, Gjonaj: Rol kryesor në luftën kundër pastrimit të parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Noterët në Shqipëri për herë të parë do t’i nënshtrohen trajnimit para marrjes së licencës si dhe përgjatë profesionit trajnimit vazhdues. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterëve kanë ngritur qendrën Shqiptare të trajnimit të noterëve në vend.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inauguroi sot hapjen e Qendrës së Trajnimit të Noterëve, ku tha  se kjo qendër do të rekrutojë kandidatë të kualifikuar duke ofruar shërbim cilësor dhe transparent për qytetarët. Gjonaj tha se roli i noterit është kyç në luftën kundër pastrimit të parave.

Për herë të parë në historinë e Noterisë Shqiptare kemi një Qendër Trajnimi tërësisht profesionale, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm për të garantuar jo vetëm rekrutimin e kandidatëve të kualifikuar për këtë profesion, por edhe për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm profesional të të gjithë lëmit të noterëve dhe zëvendës noterëve me qëllimin e vetëm, ofrimin e një shërbimi cilësor, transparent për qytetarët.  Nuk harrojmë kërkesat e Këshillit të Europës përmes MoneyVal që e sheh pozicionin e noterit si kyç në luftën kundër pastrimit të parave. Tashmë me kriteret e reja për fitimin e profesionit të noterit, duke forcuar pozitën e tyre, duke stimuluar meritokracinë dhe rritur profesionalizmin, me një bazë elektronike të të dhënave të noterëve, dhe sot me çeljen dhe funksionimin e kësaj Qendre, do të kemi noterë më profesionalë, do të kemi shërbime më cilësore, më transparente dhe më afër qytetarit”, tha Gjonaj.

 

Miratimi i ligjit të ri për noterinë në fundin e vitit 2018, si dhe hartimi i të gjithë paketës së akteve nënligjore në zbatim të tij, kanë qenë një ndër arritjet dhe sfidat e mia në këtë mandat në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ku për herë të parë kemi një kuadër të plotë ligjor, sipas standardeve evropiane, i cili jo vetëm parashikon kriteret e reja për t’u bërë noter, për provimin e kualifikimit, për marrjen e licencës, për plotësimin e vendit vakant, por ajo çka është e rëndësishme dhe për të cilën jemi mbledhur këtu sot, është edhe parashikimi i ngritjes së Qendrës së Shqiptare të trajnimit të Noterëve.

Lexo edhe :  “The Coolist”: Shqipëria ndër 10 vendet më të mira për të udhëtuar në 2024

 

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV