Vendimi për rindërtimin/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen.

Në Fletoren Zyrtare u botua vendimi “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”.

Vendimi parashikon se në kontrata noteriale e kalimit të pronësisë, pala e dytë që është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet mos premtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë. Po ashtu për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, banesa nuk mund t’i shitet një pale të tretë.

Sakaq kontrata e kalimit të pronësisë duhet të shoqërohet me deklaratën noteriale të heqjes dorë, nga subjektet përfituese, nga çdo pretendim mbi të drejtat e pronësisë për banesën apo shtëpinë individuale të mëparshme.

Nëse qytetari që i kalon pronësia e shtëpisë të re nuk plotëson të gjitha kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ketë fuqi ligjore dhe shteti zhvishet nga të gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

Në vendim përcaktohet se shteti merr përsipër dhe garanton palën përfituese të shtëpisë të rindërtuar se përgjatë gjithë kohëzgjatjes që do të duhet për dorëzimin e pasurisë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, do t’i sigurojë subvencionin e pagesës së qirasë deri në momentin që kësaj pale t’i kalojë e drejta e pronësisë së pasurisë.

Kostot e shpenzimeve noteriale dhe regjistrimi i certifikatës të pasurisë në Agjencinë e Kadastrës do të paguhen nga shteti.

Deklarime dhe garanci të palëve

-Pala e parë, deklaron dhe garanton palën e dytë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:i) merr përsipër që ndërtimin e pasurisë ta kryejë në përputhje me parimet e rindërtimit, sipas kushteve dhe teknikave që parandalojnë rreziqet e fatkeqësive natyrore në të ardhmen, bazuar në konceptin “rindërto më mirë”;ii) merr përsipër të dorëzojë pasurinë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, të gatshme për banim; iii) do të përmbushë detyrimet dhe do të plotësojë kushtet e parashikuara në këtë marrëveshje; iv) për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, pasuria, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë; v) pala e parë deklaron dhe siguron se ka autoritetin dhe miratimet e duhura për të nënshkruar, zbatuar dhe përmbushur dispozitat e kësaj marrëveshjeje; vi) pala e parë merr përsipër dhe garanton palën e dytë se, përgjatë gjithë kohëzgjatjes që do të duhet për dorëzimin e pasurisë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, do t’i sigurojë subvencionin e pagesës së qirasë deri në momentin që kësaj pale t’i kalojë e drejta e pronësisë së pasurisë, në bazë të vlerave dhe kushteve të miratuara, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Lexo edhe :  Rriten rastet e infektimeve në vendin tonë, vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit

-Pala e dytë deklaron dhe garanton palën e parë për secilën prej çështjeve të mëposhtme: i) pala e dytë pranon kushtet në këtë marrëveshje dhe është plotësisht dakord që, në momentin e duhur dhe pas plotësimit të kushteve të vendosura sipas legjislacionit në fuqi, të nënshkruajë kontratën përfundimtare të kalimit të pronësisë së pasurisë, objekt i kësaj marrëveshjeje; ii) kjo marrëveshje përbën një detyrim ligjor, të vlefshëm dhe të ekzekutueshëm për palën e dytë, e cila i ka të gjitha kompetencat të lidhë këtë marrëveshje dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej saj; pala e dytë do të nënshkruajë deklaratën noteriale për heqje dorë, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.


Të fundit

Tean shokoi mbarë opinionin publik: Jam në muajin e gjashtë…

Pas vëmendjes së madhe në rrjet, sùlmeve e akùzave, Tea aktualisht po shijon pushimet në Dubai. Tea Trifoni, një nga...

Një tmerr i vërtetë/ Nxënësja e klasës së parë ngacmohet seksualisht në kryeqytet, reagon drejtori i shkollës

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë Sot në media është raportuar për një rast të dhunës seksuale...

Aksident tragjik në qytetin shqiptar, makina përplas për vdekje këmbësorin 73-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë ku shtetasi me inicialet J.K, 73 vjeç ka mbetur i vdekur pas goditjes së marrë. Siç njoftojnë...

Po filmonte dhunën në Rripin e Gazës, papritur gjen vëllezërit e tij pa shenja jete, video prekëse

Një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, nga fillimi i sulmeve izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën në Rripin e Gazës. Gjatë...

Dhimbje pa fund/ Publikohen foto të reja, nëna përcjell të bijën që ja vranë grabitësit

“The Guardian” ka publikuar pamje të tjera nga varrimi i 20-vjeçares Carolina Crouch, e cila u vra gjatë një grabitjeje të ndodhur në banesën...

Lajme të tjera

Web TV