Avokati i njohur Idajet Beqiri në cilësinë e kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV. Beqiri do të analizojë situatën politike parazgjedhore dhe do të bëjë një parashikim për rezultatin e 25 prillit. Si po përgatitet partia që ai drejton në këto zgjedhje?
A do jetë në koalicion Partia e Unitetit Kombëtar me Partinë Socialiste? Si e ka qeverisur vendin në këto 8 vjet Partia Socialiste dhe a është alternativë opozita? Si avokat, Idajet beqiri do flasë edhe për disa çështje të rëndësishme të drejtësisë që nga reforma por edhe për hetimet që ka nisur SPAK për koncesionet dhe skandale të tjera. Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me Idajet Beqirin. Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.