FSHF shpall emrat e trajnerëve të kombëtareve të moshave, dy konfirmime e disa risi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Bushi rikonfirmohet tek Shpresat, por ka risi tek grupmoshat e tjera. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Zyra e Shtypit në FSHF ka bërë të ditur se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve.

Ndërsa, ekipin kombëtar të Nën-20-vjeçarëve do ta drejtojë tashmë trajneri i ri, Ilias Haxhiraj. Trajneri i ri i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçarëve është një emër i njohur si Armando Cungu, i cili në fakt vjen edhe si e papritur, kurse ekipin e grupmoshës së Nën-18-vjeçarëve do ta drejtojë vlonjate Ardi Behari.

Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares së të rrituve dhe një nga ndihmësit e trajnerit Edoardo Rejs. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit kuqezi të grupmoshës së Nën-16-vjeçarëve, që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.

Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve. Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera.

Të fundit

Ndalimi i autobusëve të Kosovës në Serbi/ BE: U shkel marrëveshja për lëvizjen e lirë

Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë...

Mblidhet sot Kuvendi, Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Mblidhet sot Kuvendi. Në seancën e sotme plenare, si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi,...

Reagojnë diplomatët/ Akuzat ndaj SPAK, ambasadatat kundër Metës

Ambasadat kryesore të akredituara në Tiranë kanë reaguar dje mbi sulmin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të...

Meta nuk ndalet, fyen dhe kërcënon kreun e SPAK-ut

Kreu i Partisë së Lirisë në ditën e dytë radhazi nuk i ka ndalur fyerjet dhe epitetet ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Ai...

Ndryshimet/ Zbardhen 7 propozimet e Rithemelimit për Kodin Zgjedhor  

Bashkëkryetari në Komisionin për refomën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, prezantoi dje platformën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ndër shtatë pikat ishte edhe vota me...

Lajme të tjera

Web TV