“Kishim frikë se çdo ditë do të ishte e fundit me të”, 4-vjeçari me COVID mposht dhe sëmundjen tjetër të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djaloshi 4-vjeçar Ollie u diagnostikua me meningjit dhe Covid-19 në fillim të janarit, duke kaluar 3 javë të vështiranë Spitalin e Fëmijëve Arkansas.

Nëna e tij, Ëhitney Rodgers tha për mediat se ai fillimisht rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe pastaj u diagnostikua me meningjit bakterial.

“Ishte kaq e  frikshme, kishim frikë se çdo ditë do të ishte e fundit me të” tha Rodgers.

Rodgers tha se djali i saj qëndroi i lidhur me aparatura në shtrat për javë të tëra.

Sipas Rodgers gjithçka nisi një ditë pas Vitit të Ri, kur Ollie u dërgua në spital pasi kishte ethe. Sapo mbërriti atje ai u diagnostikua me Covid-19 dhe me meningjit bakterial, edhe pse nëna e tij tha se ishte vaksinuar për meningjit në dhjetor.

Rodgers tha se mjekët besojnë që Covid-19 e dobësoi sistemin e tij imunitar dhe lejoi përhapjen e baktereve dhe shfaqjen e meningjitit. Ollie pësoi kriza dhe kishte dy tuba ushqimi pasi nuk reagonte për disa ditë.

Sipas nënës së tij ai duhej të qëndronte në spital për gjashtë javë, por djaloshi ia doli për tre javë.

“Ky fëmijë është një mrekulli, nuk e di se si e gjeti forcën të bënte atë që bëri,” tha nëna e tij.

 

 

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV