Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve nis përzgjedhjet, Mema: Prurje të mira falë strategjisë së FSHF-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën e Futbollit ka filluar seleksionimet për futbollistët e Kombëtares Nën-19-vjeçarëve, që aktivizohen në klubet shqiptare. Rreth 45 futbollistë janë grumbulluar në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ku kanë kryer testime nga më të ndryshme teknike dhe fizike. Seanca është drejtuar dhe ndjekur me kujdes nga specialistët e ekipeve kombëtare. Sulejman Mema, specialist pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare, në një prononcim për mediat u shpreh se falë strategjisë së përdorur është bërë një punë shumë e mirë me evidentimin e futbollistëve të rinj.

“Strategjia është pak ndryshe se herët e tjera, – ka thënë ai. – Them që është bërë një punë e mirë, jashtëzakonisht e mirë deri tani. Kërkojmë të ndërtojmë një kombëtare, edhe pse përpara trajneri i ka evidentuar futbollistët e Nën-19-vjeçarëve. Ne mendojmë t’i seleksionojmë për t’ia dhënë të drejtën të gjithëve, ato që janë kryesorët për t’u parë për ekipet kombëtare. Një strategji që mua po më pëlqen deri tani, nga mënyra se si po luajnë këto djem të rinj. Ka shumë, kemi marrë nga të gjithë klubet që ne kemi në Shqipëri. Them që do t’i japim të drejtë kujtdo që e meriton për të qenë pjesë e ekipit tonë kombëtar.”

“Nuk e di a do bëhet apo nuk do bëhet, akoma jemi në dilemë, të Kampionatit Evropian që zhvillohet në Republikën Çeke, – ka vijuar ish-futbollist i njohur i Tiranës dhe Kombëtares kuqezi. – Por këto janë djemtë, së bashku me ata që kemi jashtë, për të zgjedhur më të mirët dhe për të bërë një punë, normalisht që të gjithë të jenë të bindur, që këtu do të hyjë ai që është më i miri.” Sakaq, Mema theksoi se ka shumë futbollistë të mirë që janë evidentuar nga ky sektor dhe i bëri thirrje klubeve që të jenë të përgjegjshme, pasi ndikojnë në formimin e tyre. “Unë e kam thënë me kohë që prurjet nuk janë të këqija, janë prurje të mira”, – tha ai.

Lexo edhe :  Gjermania “vallëzon” dhe mposht pastër Francën në Lyon

“Janë elementë të mirë, – vijoi ish-trajneri. – Kemi parë deri tani, i ndjekim si për Kupë ashtu edhe për kampionat dhe shikojmë që deri tani, them që janë lojtarët më të mirë të Kupës dhe kampionatit shqiptar të këtyre kategorive. Janë futbollistë që luajnë edhe me ekipet e para, me ekipe te të rriturve që ne kemi. Shpresoj që kjo punë të shkojë mirë. Deri tani, ne jemi shumë njerëz që e shikojmë këtë punë dhe shikoj që të gjithë janë të preokupuar, të gjithë janë të përkushtuar që t’i japim të drejtën cilitdo për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.”

“Ka diçka shumë të rëndësishme, ne i shikojmë, i evidentojmë, i kemi evidentuar, por problemi është se si ato zhvillohen nëpër klube, si ato stërviten nëpër klube. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Klubet duhet të jenë shumë të përgjegjshme, trajnerët e tyre duhet të jenë shumë të përgjegjshëm për t’i rritur nga ana cilësore lojtarët”, – përfundoi eksperti i futbollit, Sulejman Mema.

Të fundit

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Lajme të tjera

Web TV