Nga epshi seksual deri tek ligësia/ 7 ‘mëkatet vdekjeprurëse’ të Ilir Metës që zbuloi Fatos Nano

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në intervistën e gjatë të dhënë mbrëmë ku foli për të gjithë karrierën e tij politike dhe jo vetëm, ish-Kryeministri i vendit Fatos Nano foli me përçmim më të madh për një njeri, Presidentin aktual Ilir Meta.

Teksa për të tjerët, përfshi edhe Berishën, Nano kishte ndonjë fjalë të mirë përveç kritikave për Metën e përmblodhi mendimin e tij me fjalinë “Më lër ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”.

Pra për Fatos Nanon, i cili ishte ai që bëri të mundur që të rinj në politikën e viteve 90 si Ilir Meta të ngriheshin në majat e pushtetit, Shqipëria sot ka President politikanin më mëkatar që i përmbledh të gjitha tiparet që vetë shkrimet e shenjta i konsiderojnë si ‘mëkate vdekjeprurëse’.

Por cilat janë 7 mëkatet madhore në Bibël që sipas Nanos Ilir Meta i ka të gjitha: Mania për lavdi, zilia, grykësia, epshi, zemërimi ose inati, lakmia dhe përtacia!

Në intervistën e mbrëmshme në ‘Opinion’, Fatos Nano tha se nuk ka asnjë raport më me Ilir Meta dhe se kjo nuk i mungoin.

“Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit”, tha Nano.

Ndërkohë, teksa foli për ish-Kryeministri Berisha, rivalin e tij kryesor në 25 vite politike, Nano tha se nëse Sali Berisha nuk do të ishte në politikë, Shqipëria do të kishte ecur më përpara, pasi e ka cilësuar atë si një politikan konfliktual që e ka të vështirë që të pranojë mendimin ndryshe.

Lexo edhe :  Kaosi në SHBA/ Publikohen pamjet, agresori përplasi dy rojet dhe nxorri thikën

Nano ndalet në 2 episode të rëndësishme, ku gishtin e drejton nga Berisha, që është burgosja e tij dhe 21 janarit. Për këto 2 ngjarje, Nano thotë se Berisha është marrë personalisht me to, madje ai shkon më tej duke thënë se nga “kafshë politike”, pas 21 janarit, Berisha mbeti vetëm një “kafshë”.

Të fundit

“Mbylle kullën”, zbulohen bisedat mes tre kontrollorëve të arrestuar, si e organizuan lënien e vendit të punës

Janë zbardhur bisedat e tre kontrollorëve ajror të “AlbControl” të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre” pasi bojkotuan punën...

Fjalimi i Victor Hugo për lirinë e shtypit në Asamblenë Kombëtare Franceze

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Prill 2021 “Le Moniteur universel” ka botuar, të enjten e 12 tetorit 1848, në faqen n°8, fjalimin historik të Victor Hugo para Asamblesë...

Zhbllokohet kriza në Rinas/ Balluku zbulon: Ja kur nisin fluturimet civile

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Rinasi për situatën e krijuar. Balluku tha se nga ky moment do të nisin fluturimet...

Euro 2022, Kombëtarja Shqiptare e Futsalit nuk do të luajë kundër Ukrainës, shkak bllokimi i fluturimeve në Rinas

Bllokimi i fluturimeve ajrore ka shkaktuar probleme edhe në fushën e sportit shqiptar. Kombëtarja shqiptare e Futsalit nuk do t’a zhvillojë ndeshjen e eleminatoreve të...

Balla takim me fermerët në Jagodinë: Garantojmë mbështetje ndaj atyre që punojnë, synojmë mbi 1 miliard euro eksporte

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët në Jagodinë. Balla në fjalën e tij tha se...

Lajme të tjera

Web TV