Qeveria japoneze mbështet Shqipërinë/ Firmoset marrëveshja për financimin e blerjes së pajisjeve shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe ambasadorit të ri të Japonisë në Tiranë Takada Mitsuyuki, me fokus rritjen e kapaciteteve spitalore.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim në mediet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila nënvizon se marrëveshja e bashkëpunimit përfshin financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.

Gjithashtu në marrëveshje është parashikuar që të ofrohen shërbime trajnimi, këshillimi dhe shërbime të tjera të nevojshme në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Marrëveshja e re është në vijim të bashkëpunimit mes dy qeverive, e cila ka pasur fokus në mbështetjen e shërbimit shëndetësor për fëmijët dhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

‘E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së lartë’- shkruan ministrja.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV