Rama inspekton punimet në Tepelenë: Kalaja e Ali Pashës do të dalë në dritë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra në Tepelenë dhe në kalanë e Ali Pashës që sipas tij po del më në fund në pah pasi ishte pushtuar nga ferrat dhe abuzimet me ndërtimet.

Kryeministri ka dhënë disa këshilla se si projekti duhet të zbatohet edhe në lagjen pranë kalasë ku të gjithë elementët dhe detajet duhen pasur parasysh që të jenë në harmoni me mikpritjen që do të risjellë trashëgimin kulturore. Rama tha se duhen ndërhyrë në rrugë, oborre dhe gardhet rrethuese të banesa për ti risjellë siç duhet me fondin e shtetit.

E gjitha kjo bëhet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare.

“Te gjitha duhet të pastrohen, këto gardhe duhet të rikonstruktohen me fondin tonë. Projekti duhet marrë element për element dhe duhet të bëhet inventari të sistemojmë dhe portat rrugët dhe gardhet edhe të banesave në fshat në mënyrë që të jenë në harmoni me projektin që do të nxjerr në pah kalanë e Ali Pashës. Duhen pastruar gjithçka, tela, shtylla dhe të hiqen të gjithë elementët që prishin këtë panorame dhe trashëgimi kulturore”, tha Rama.

Gjatë inspektimit Rama nuk kurseu dhe batutat me qytetarët ku njëri prej tyre tha se është i mirëpritu në shtëpinë e tij edhe pse ishte demokrat.

Ndërkohë që Kryeministri ia ktheu se na duhen disa demokratë që të mos na marrim mësysh.


Të fundit

U ekzekutua nga burri me kallashnikov, kjo është Liljana Buzo e cila la pas 3 fëmijë

Kjo është Liljana Buzo 54-vjeç, e cila mbeti viktimë e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj nga...

Ky është 58-vjeçari Koço Buzo i cili ekzekutoi gruan dhe plagosi dy të tjerë

Ky që shihni në këtë foto është 58-vjeçari Koço Buzo autori i cili vrau gruan e tij në Elbasan. Ai e ka ekzekutuar bashkëshorten me...

Krimi në Elbasan/ Gjyqtarët panë ngjarjen nga dritarja! Autori e goditi me armë dhe shkelma

Krimi i rëndë në Elbasan, ka shokuar gjyqtarët e prokurorët e këtij qyteti, pasi një ish-punonjës policie Koço Buzo, ka qëlluar me 7 plumba...

Ministrat e jashtëm të G7 për Ballkanin: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë

Në komunikatën e sotme të takimit mes ministrave të jashtëm dhe ministrave të zhvillimit të shtatë vendeve më të industrializuar të botës një vend...

Skandal/ Kim Kardashian përfshihet në një vjedhje ndërkombëtare rreth 745,000 dollarë

Ylli Kadashianëve, Kimështë përfshirë në një skandal, për vjedhje. Mediat shkruajnë se një skulpturë romake ka mundësi që të jetë vjedhur nga Italia. Mediat...

Lajme të tjera

Web TV