Në Kosovë transmetohet një emision i ngjashëm me “Përputhen”, i titulluar “It’s my love”, prezantues i të cilit është Kreshnik Hysaj, i njohur si Kika. Njëri ndër konkurrentët, Qëndrim Pllana ka deklaruar se është përballur me keqtrajtime të ndryshme në program.
“Kemi qenë në Golem dhe kemi qenë i gjithë stafi, për të xhiruar takimin. Kemi ndenjur të gjithë dhe në mëngjes kanë ardhur te dhoma ime i gjithë stafi. Unë isha në gjumë. Më kanë goditur të gjithë. Kryesorët që më kanë qëlluar janë Meritoni edhe Kreshnik Hysaj.
Më kanë sharë. Kur më kanë rrahur e kam telefonuar policinë, kam qenë në gjendje shumë të keqe. Unë kam marrë traumë. Në hotel sa nuk kam dhënë shpirt, se më kanë kapur për fyti, më kanë shtrënguar për fyti. Më pas kam telefonuar vëllain tim, i thashë m’i nis ca lekë dhe ia nisa të qaja se tentuan të më mbysnin. Me ato para kam vazhduar në stacion”, tha ai në “Express Rozë”.
Pllana ka bërë dhe disa akuza të tjera, shumë të rënda. Ai ka përmendur prostitucionin. Sipas deklaratës së tij, këto janë prapaskenat e “It’s my love”.
“Prapaskenat janë shumë të kqija. Përmes konkurrentëve shkojnë në motele, s’ka asnjë rregull aty. S’është emision i mirë. Kam gabuar që kam shkuar. Ka mashtrime shumë. Doja të përmendja që për Kreshnikun kam dëgjuar fjalë shumë të kqija. Më ka kërkuar dhe para dhe s’kam tentuar t’ia jap se kam dëgjuar se nuk ua jep më. Ka shumë prostitucion. Do kisha thënë që gjërat që bëhen aty janë jashtë ligjit”, shtoi ai.
Vetë Kika i ka mohuar këto fjalë, duke u shprehur se nuk e kanë dhunuar dhe e kanë lënë në stacion me kërkesën e tij.