Horoskopi ditor, e shtunë 6 shkurt 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Ditë e mbushur me të papritura do jetë kjo e sotmja. Mund t’iu kundërshtohen idetë dhe nuk do arrini t’i realizoni dot projektet e planifikuara. Nëse jeni në një lidhje që në mëngjes do jeni me humor të keq dhe do përtoni edhe të flisni me partnerin. Marrëdhënia juaj do vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Ju beqarët do jeni nostalgjikë dhe do e keni ende mendjen tek një histori e shkuar. Kjo do ju pengojë të pranoni ftesat që do iu bëhen. Në punë vështirësitë do jene të vazhdueshme dhe do ndiheni pa shpresë. Në planin financiar duhet ta pranoni mbështetjen e të afërmve pa u menduar shumë.

Demi

Shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment gjatë kësaj dite sepse ditë si kjo e sotmja nuk vijnë shpesh. Nëse keni një lidhje mos ndaloni së i shprehuri ndjenjat sepse vetëm kështu marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen më të qetë dhe rrezet e diellit do bëhen pjesë e jetës së tyre. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni ende për një dashuri si nëpër filma dhe realiteti do ju duket akoma më i trishtë. Sipas Dritare.net, në punë do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe të gjitha planet do ju realizohen. Edhe përfitimet financiare do jene goxha të mira sot kështu që gjendja do jete e jashtëzakonshme.

Binjakët

Mërkuri më në fund do ju bëjë më realistë. Kjo gjë do bëjë që ju të shmangni gabimet dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të moderuar dhe të kujdesshëm. Po bëtë gabime të mëdha do i vuani gjatë pasojat. Në mbrëmje qetësia do rikthehet. Nëse jeni beqarë mund të keni goxha vështirësi për të gjetur personin ideal, por nuk duhet të dorëzoheni. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe askush nuk do ju pengojë të realizoni objektivat. Duhet thjesht të tregoheni pak më transparentë me shefat. Buxhetin nuk do keni shumë kujdes dhe ka rrezik të ndodhin disa tronditje.

Gaforrja

Venusi do e favorizojë tej mase jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe duke qenë të mbushur nga kjo anë çdo gjë tjetër do ju duket më e lehtë. Ju që keni kohë që keni një lidhje do mendoni të shpërnguleni diku tjetër dhe të provoni sfida të reja. Për njëri-tjetrin do bëni çdo gjë që do keni në dorë dhe nuk do mbani ndonjë fjalë më shumë. Edhe ju beqarët keni për të pasur fat me shumicë dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë do i merrni gjërat më me optimizëm dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe si ta mbanin nën kontroll.

Luani

Neptuni do nxitë debatet dhe problemet gjatë kësaj dite prandaj ju do kërkoni gjithë kohës t’ia mbathni. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin, por nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët. Për ju asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni pafundësisht, por as ju nuk do keni fat të bëni ndryshimet e menduara. Bëni durim sepse do edhe pak kohë të ndodhin ndryshimet e mëdha. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të kënaqur. Motivimi do fillojë të bjerë dhe mezi do i shtyni orët. Financat nuk do jenë të mira dhe ju ende do vazhdoni të shpenzoni pa kufi.

Virgjëresha

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin dhe me shumë planetë të tjerë sot kështu që përgatituni për një ditë të trazuar dhe me vështirësi. Nëse keni një lidhje do ndiheni gjithë kohës të pasigurt. Partneri do ndryshojë shpesh planet, nuk do jetë korrekt dhe nuk do ju fala ngrohtësinë që dëshironi. Nëse ende nuk keni filluar lidhjen që kishit menduar nuk duhet ta humbisni optimizmin deri në orët e fundit. Në punë nuk do merrni ato që doni edhe pse jeni lodhur shumë. Mundohuni vetëm të ruani qetësinë. Financat nuk do jenë të këqija, por nervozizmi për t’i menaxhuar sa më mirë mund t’iu bëjë edhe të gaboni.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Nëse ende nuk keni dikë në krah, sipas Dritare.net më mirë ta lini veten të lirë. Po kërkuat qiqra në hell keni për të mbetur gjatë me këtë status. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.

Lexo edhe :  10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Akrepi

Sot do zgjidheni me humor të mirë dhe me shumë dëshirë për të ecur përpara. Mund të filloni projekte të reja dhe motivimi nuk do ju mungojë për asnjë çast. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni probleme, por as ndonjë pasion i madh. Jeta profesionale do ju marrë shumë kohë dhe vëmendje. Nëse jeni vetëm do jeni me humor të mirë dhe të gatshëm për të realizuar çdo takim që do ju propozohet. Priten surpriza. Në punë ritmi do jetë i shpejtë. Çdo përpjekje e juaja do japë rezultatet që keni pritur prej kohësh. Edhe financat do jene të mira, por nëse nuk ndaleni së shpenzuari mund te keni vështirësi shume shpejt.

Shigjetari

Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm me komunikimin dhe fjalët që do përdorni gjatë kësaj dite ka rrezik që çdo gjë t’iu shkojë keq. Nëse jeni në një lidhje do jeni të privilegjuar sepse partneri do kalojë më shumë kohë me ju dhe do ju bëjë edhe surpriza të këndshme. Do ndiheni shumë të privilegjuar dhe do emocionoheni gjithë kohës. Kujdes vetëm mos thoni diçka që mund të prishë çdo gjë. Ju beqarët duhet thjesht të tregoheni më të hapur e më të sinqertë dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Në punë do ju aprovohen idetë dhe kërkesat që keni bërë kështu që do ndiheni mire. edhe financat do jenë më të stabilizuara.

Bricjapi

Sot do keni më shumë nevojë të flisni, të socializoheni dhe të keni njohje të reja prandaj do bëni çdo gjë për ta arritur këtë. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të mos jeni gjithë kohës të disponueshëm ndaj partnerit dhe në disa momente do keni edhe konflikte. Ju beqarët ka rrezik të tërhiqeni fizikisht nga dikush që në fakt nuk vlen dhe nuk është aq interesant sa duket. Mos hidhni hapa nëse nuk doni të pendoheni. Në punë do ndani idetë dhe mendimet me kolegët dhe këshillat e tyre do ju vlejnë goxha. ka mundësi të arrini suksesin që keni ëndërruar gjithmonë. Me shpenzimet bëni shumë kujdes sepse gjendja nuk do jetë e mirë.

Ujori

Tregohuni sa më vigjilentë me paratë gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni surpriza të pakëndshme. Hua mos merrni për asnjë lloj arsyeje. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë intensive. Bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës dhe harmoninë tuaj do e kenë zili të gjithë. Nëse ende zemra juaj nuk ka filluar të rrahë fort për dikë sot duhet të keni më shumë besim tek miqtë dhe të pranoni sugjerimet. Në punë imagjinata do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që dëshironi. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Priten emocione shume të këndshme.

Peshqit

Hëna do ju shtyjë të kaloni më shumë kohë më miqtë e ngushtë ose me familjarët sot. Do ndiheni më të relaksuar dhe do ju përmirësohet humori. Nëse keni një lidhje merrini gjërat shtruar dhe mos ia vini shumë veshin kritikave të partnerit. Disa ai do i bëjë edhe thjesht ngaqë është i ngarkuar në punë. Ju beqarët nuk do keni takime të papritura, prandaj nëse doni të ndryshoni status filloni të reflektoni e të pranoni ftesat që iu janë bërë së fundmi. Në punë do i arrini objektivat kryesore dhe do ndiheni shumë më të qetë. Në planin financiar merrni masa sa më strikte pa u përkeqësuar situata.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV