Koalicionet parazgjedhore/ Përçarje brenda opozitës?! PDIU regjistrohet e vetme në KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i demokratëve Lulzim Basha dhe ai i PDIU-s Shpëtim Idrizi do të zhvillojnë sot një takim në selinë blu, për të vendosur nëse do të ketë një marrëveshje parazgjedhore me kushtet e të dyja palëve apo jo. Lëvizja e PDIU-së shton presionin ndaj Bashës.

Nga Fernada Cenko

A do të jetë Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit në koalicion me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës? Një pikëpyetje që ka kohë që ngrihet në kampin opozitar, por lëvizja e djeshme sa taktike aq edhe një sinjal ndarjeje ka lënë të kuptohet se situate nuk është aq rozë në kampin opozitar. Regjistrimi i PDIU-së dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lexohet si një presion që Idrizi po i bën Bashës vetëm një ditë para takimit. Këtë të shtunë pritet të qartësohen marrëdhënien mes Partisë Demokratike dhe PDIU-së së Shpëtim Idrizit nëse do të dalin bashkë në koalicion apo të ndarë në zgjedhje. Edhe pse Kodi Elektoral ka përcaktuar mesin e shkurtit si afatit përfundimtar për partitë politike për tu regjistruar në zgjedhje, Idrizi po ushtron presion ndaj aleatit të madh në kërkim të një marrëveshje për më shumë se një vend në Parlament. Ndaj Idrizi vendosi një “as nën mëngë” duke regjistruar partinë dje në KQZ për ti paraprirë diskutiemeve sot. Por, Shpëtim Idrizi nuk është aleati i vetëm, i cili po teston marrëdhënien e aleancës, edhe aleati historik Fatmir Mediu është në pritje të një marrëveshjeje. Këtu lind sërish pyetja, nëse do të përçahet opozita e “bashkuar”, apo partitë që kanë zënë një vend në Kuvendin e Shqipërisë (PDIU, PR) po luajnë kartën e presionit ndaj Bashës, duke pretenduar të marrin më shumë se një mandate deputeti të garantuar në listat e përbashkëta të opozitës. Nuk dihet deri ku do të shkojnë kërkesat e tyre dhe se sa këto do të përafrohen e tolerohen nga Basha, pasi mund të jenë vetë demokratët që mund t’i kundërvihen Bashës.

Regjistrimi i partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruiar partitë e para si garuese në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Pas verifikimeve ligjore, KQZ miratoi regjistrimin e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila është forca e parë politike që shënohet zyrtarisht si pjesë e procesit zgjedhor. Po ashtu, KQZ regjistroi në mbledhjen e kësaj të premteje edhe Bindjen Demokrtaike të Astrit Patozit, Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit dhe Lëvizjen Demokratike Shqipitare të Myslim Murrizt. Po ashtu, me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u regjistruan edhe 6 subjekte të tjera politike dhe dy kandidatë të pavarur. Sipas Kodit Zgjedhor, afati final për regjitrsimin e partive në zgjedhje është data 14 shkurt. Ndërkohë që në KQZ ende nuk kanë mbërritur kërkesat për regjistrim të partive kryesore, PS, PD e LSI, PR, PAA apo parti të tjera me peshë në elektorat.

Lexo edhe :  Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

 

Partitë e regjistruara dje në KQZ:

1-Lëvizja për Ndryshim

Jozefina Topalli

2-Lëvizja Demokratike Shqiptare

Myslym Murrizi

3-Ora e Shqipërisë                                                     Zef Shtjefni

4-Aleanca Demokratike Shqiptare

Eduart Abazi

5-Bindja Demokratike                                              Astrit Patozi

6-Lëvizja e Legalitetit                                               Shpëtim Axhani

7-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Shpëtim Idrizi

8-Balli Komëtar                                                         Adriatik Alimadhi

9-Partia Emigracioni Shqiptar

Kostaq Papa

10-Partia e Reformave Demokratike

Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

1-Pal Shkambi i pavarur, Shkodër

2-Plarent Aleksi i pavarur, Berat

Sekuestrimi i pasurive dhe dënimi me 125 vite burg i Avdylajve; jehonë në SHBA: Sukses i Gjykatës Speciale shqiptare dhe SPAK

Byroja Ndërkombëtare për Çështjet e Drogës dhe zbatimit të Ligjit në SHBA (INL), e quan sukses të Gjyklatës Speciale shqiptare vendimin që dha GJKKO, për sekuestrimin e pasurive me vlerë 5 milion euro të Avdylajve. Në faqen e tyre të Tëitter ata kanë bërë “share” statusin e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila vlerësonte punën e Gjykatës Speciale në vendin tonë. “Dënohen 17 trafikantë droge! Vendimet e Gjykatës Speciale Shqiptare shënojnë një sukses tjetër për Strukturën e Specializuar Antikorrupsion (SPAK). Byroja Ndërkombëtare për Çështjet e Drogës dhe zbatimit të Ligjit (INL) vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe operacionet e SPAK përmes ndihmës së drejtpërdrejtë dhe programeve të financuara nga INL – ICITAP & OPDAT”, thuhet në reagimin zyrtar të INL. Kujtojmë se, tre ditë më parë Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi të sekuestrojë pasuritë e grupit të Avdylajve me vlerë mbi 5 milion euro, ndërsa 17 të arrestuar u dënuan në total me 125 vite burg. Ata u dënuan për një pjesë të dosjes 339 dhe laboratorin e heroinës në Has.

Delegacioni i BE mesazh partive politike: Listat të përbëhen nga kandidatë me integritet

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dhënë një mesazh për partitë poltiike shqiptare, kur na ndajnë më pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE i kërkon partive poltiike që në listat e tyre të kenë kandidatë me integritet dhe jo të inkriminuar. Gjithashtu kërkohet që edhe fushata elektorale të ofrojë një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe jo sulme politike. “Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese”, thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV