Kreu marrëdhënie seksuale me prostitutën dhe më pas e dhunoi barbarisht, habit autori me deklaratën në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i ri ka masakruar me grushte dhe me shkelma një prostitutë në Spezia, në një ngjarje që mediat italiane, e përshkruajnë shumë të rëndë.

 

Djali, pasi ushtroi një dhunë barbare ndaj prostitutës 50 vjeçe dhe e vodhi atë, iku me skuter nga vendngjarja. Prostituta përfundoi në spital me kocka të thyera e me hundë të mavijosur, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

 

Autori i sulmit është Alessandro Talamo, 34 vjeç, nga Migliarina, i arrestuar menjëherë pas sulmit nga policia. Mëngjesin e djeshëm, gjatë marrjes në pyetje,  burri rrëfeu gjithçka dhe shpjegoi se kishte probleme me karakterin, për shkak të përdorimit të zakonshëm të drogës.

 

Sipas dëshmive të mbledhura nga deklaratat në seancë, Talamo kishte rënë dakord për një performancë seksuale me gruan, por, kur ata ishin gati të largoheshin, ai e sulmoi atë për t’ia marrë paratë (40 euro) dhe telefonin celular, si dhe një skuter.

 

Oficerët e policisë e ndaluan burrin, menjëherë pas ngjarjes; ata nuk e dinin emrin e tij, por duart dhe këpucët e tij ishin ende të njollosura me gjak. I riu ishte në shoqërinë e një 20-vjeçari, pa lidhje me ngjarjen, që kishte urdhër të mos shkelte në qytet. Policia i gjeti autorit provat, si dhe çelësat e skuterit. I riu akuzohet për plagosje dhe grabitje.

 

 

Të fundit

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Lajme të tjera

Web TV