39-vjeçari goditi 5 herë me thikë policin në Peshkopi, arrestohet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 39-vjeçar me iniciale A.M, pasi janarin e vitit të kaluar pas një konflikti të çastit goditi 5 herë me thikë një polic në Peshkopi.

Në momentin e ngjarjes, shtetasi B.Z, 56 vjeç ishte jashtë kohës së shërbimit.

Operacioni i koduar “Kryqëzimi’ u finalizua në vendin e quajtur “Lagjia Allias” në kryeqytet.

Ndaj shtetasit A. Sh, gjykata e rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë:

Operacioni nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë.

Kapet në Allias dhe vihet në pranga 39 vjeçari, i kërkuar, për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, të një punonjësi të policisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore, nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Policisë nr.4 Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një personi të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Në kuadër të operacionit, si rezultat i një pune të mirë organizuar, në vendin e quajtur “Lagjia Allias”, Tiranë, është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh (M)., 39 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi me datë 09 janar 2020, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit ka goditur 5 herë me mjet prerës thikë shtetasin B. Z, 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit).

Lexo edhe :  Sulmohet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër (Emri)

Ndaj shtetasit A. Sh(M), Gjykata e Rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Materialet shtesë në ngarkim të 39 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV