Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste në Lungomaren e Sarandës, teksa është pyetur se për çfarë do të donte të mbahej mend, tha se do që puna që ka bërë të ketë impakt të fortë dhe të lërë një një kujtim të mirë te njerëzit.
Kujtimi i mirë përmes punës së tij, Rama thotë se ka qenë motivi i vetëm për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar kundrejt fyerjeve, përqeshjeve dhe sulmeve. Po ashtu ai thotë se ka gabuar, por prej gabimeve ka mësuar. Këtu shton se nëse do kthehej nga e para, shumë gjëra do të bëheshin ndryshe dhe më mirë.
Punimet për Lungomaren e re në këtë qytet, Rama ka thënë vazhdojnë duke rritur numrin e të punësuarve. Fillimi i portit turistik dhe kthimi i atij gjiri të braktisur në një gji ku mund të ankorohen disa qindra jahte, sipas Ramës do të bëjë që ekonomia të rritet përsëri.
“Këtu ka patur 4000 persona të punësuar. Puna vazhdon ska mbaruar, larg së qeni e mbaruar, flas për të gjithën por fillimi i portit turistik mbrapa dhe kthimi i atij gjiri të braktisur në një gji ku mund të ankorohen disa qindra jahte do të bëjë që ekonomia të rritet përsëri. Vetëm nga parkimi i jahteve këtu do të ketë një komunitet të ri të huajsh, janë ata që do të rrinë bashkë me jahtet të shumëpaguar bashkë me pronarët e jahteve dhe do rrinë këtu”, tha Rama.
Ndërsa u pyet se çfarë duhet bërë më mirë, Rama tha se pavarësisht punës së bërë deri më tani ka nevojë për më shumë investime dhe këtu u ndal te infrastruktura rrugore në fshatrat e Sarandës.
“Ka shumë fshatra në Shqipëri dhe në Sarandë që janë pa rrugën. Ëshë e rëndësishme që çdo hap dhe investim ta bëjmë në funksion të gjenerimit.Gjithë plani ynë për infrastrukturën është bazuar te kjo që të krijojmë lidhje aty ku potenciali i të ardhurave është më i madh. Gjithmonë duhet të kemi parasysh se nuk kemi mundësi ti bëjmë të gjitha përnjëherë”, shtoi ai.